• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Lushnje, dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me pasaporta false

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy javë e gjysmë nga vrasja e Jurgen Hoxhes dhe Zamit Latifit policia dhe prokuroria e Lushnjes nuk ka asnjë informacion per vendndodhjen e autoreve te dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, të cilin në 11 shkurt vranë 2 të rinj.

Sipas burimeve, autoret e krimit mund te jene larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.Ne sistemin Tims ata nuk figurojnë te kenë dale nga vendi ynë, por dyshimet janë për kalim kufiri me pasaporte false ose nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje. Kërkimet e prokurorisë se Lushnjes për gjetjen e autoreve kane vijuar edhe ne rrethin familjar. Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi janë paraqitur ne prokurori kane deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes se dy personave, ata nuk kane pasur komunikim me fëmijët e tyre.

Gjithashtu mësohet se janë marre ne mbrojtje dy familjet e autoreve te dyshuar për masakrën e Lushnjes ku mbeten te vrare Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Te rinjte njihen si miqtë e ngushte te Xhulio Shkurtit , djali i vellait te Aldo Bares. Te po i njëjti vend , fare pranë komisariatit te Lushnjes ku ndodhi masakra ,nje vit me pare Laert Haxhiu plagosi me arme Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij Sajmo Xheliun.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *