• |
ide | kryesore

Dosja e radhës/ Qeveria Rama në ankth

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dosja Tahiri – Habilaj po e mban në ankth qeverinë Rama. Dhe jo vetëm ajo. Kryeministri nuk po e fsheh dot shqetësimin, jo për çfarë iu desh të përballet, por për çfarë do të duhet të përballojë në vazhdim.

Të premten, sy më sy me Arjan Çanin, i mungoi spontaniteti.

Batutat i dolën të thata. E qeshura, e zorshme. Ngacmimet, të ngathëta.

Ndoshta u sugjestionua nga “kostumi” i hetuesit që veshi gazetari në pyetësorin e tij të zakonshëm.

Tani, ai e ka me hetuesinë betejën. Ndoshta në errësirën skenike të “Zonës së Lirë” mendimet i endeshin poshtë e lart nëpër dosje të tjera që është paralajmëruar se do të bëhen publike e që njerëzit e hetimit do të kenë në dorë.

Një grup i Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të niset drejt Katanias për të parë të tjerë fashikuj për Saimir Tahirin. Janë 4 vjet përgjime dhe ato çfarë kanë mbërritur në Shqipëri janë vetëm maja e ajsbergut; një përmbledhje e reduktuar në maksimum.

Tahiri nuk është ferra e vetme në këmbën e kryeministrit.

“Ky është vetëm fillimi” i përsëriti sërish dje Lulzim Basha.

“Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës”, vijon presioni i tij.

Por çfarë janë këto dosje të reja që po përfliten? Çfarë përmbajnë ato? A i disponon ato opozita? Nga kush kanë dalë?

Një ministër aktual është fotografuar në shoqërinë e një anëtari të grupit të Habilajve, në Vlorë, gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sali Berisha, që me qytetarin e tij dixhital ka goditur jo pak herë në shenjë, përmend Damian Gjiknurin.
Superministri i Ramës, që mori nën vete Energjinë dhe Transportet, e përgënjeshtroi Berishën. Por deri këtu bëhet fjalë vetëm për deklarata politike.

Lapsi.al paralajmëroi këtë javë se disponohen edhe pamje filmike të zyrtarëve të lartë me Habilajt e trafikantë të tjerë të drogës.

Priten edhe përgjime. Më të rënda se ato të Tahirit. Një zyrtar lokal, kryetar bashkie i një qyteti të madh është përgjuar duke komunikuar vazhdimisht me drejtues të një grupi të famshëm kriminal.

Këto përgjime implikojnë edhe familjarin e një Ministri aktual. Opozita flet e sigurt. Prokuroria nuk ka ende asgjë. Ndoshta do të jetë i njëjti skenar si me dosjen Tahiri – Habilajt; prokuroria do të veprojë pas publikimit të saj, nëse përgjimet nuk janë kryer prej organeve shqiptare.

Një dosje korruptive pritet të publikohet gjithashtu. Një ish –ministër dhe zyrtarë të tjerë të lartë përflitet se janë përfshirë dhe mund të thirren nën hetim.

Një raport i një shërbimi të rëndësishëm sekret për krimin e oganizuar në Shqipëri del gjithashtu në dritë. Priten hollësi të asaj që deklaroi disa ditë më parë ambasadori amerikan, Donald Lu, për 4 familje mafioze që drejtojnë të gjitha punët e pista e trafiqet në Shqipëri.

Prokuroria po heton edhe Ministrinë e Mbrojtjes për radarët që dyshohet se janë mbajtur jashtë funksionit qëllimisht për të favorizuar skafet e gomonet e trafikantëve.

Edi Ramës do t’i duhet të përballet me të gjitha këto, njëra pas tjetrës.

Vendosmëria e tij për të mbrojtur të vetët dhe veten bashkë me ta do të vihet sërish në provë.

Do t’i çojë përpara drejtësisë të besuarit apo do të manovrojë si me Tahirin? Do të jetë më në gjendje ta mbajë timonin që shqiptarët i lanë në dorë më 25 qershor, apo do t’i duhet të përdorë “airbag-un” që iu dhurua tek “Zonë e Lirë”?

Opozita flet për dosje të bujshme që disponohen nga partnerët e jo vetëm. Dosja e radhës pritet më e fortë se ajo e Tahirit. Qeveria po pret një rrebesh përmasat e të cilit s’i parashikon dot e që duket se nuk do të mjaftojë ombrella politike e kartonave të parlamentit për ta mbajtur të palagur. /Lapsi.al



6 Comments

  1. Pershendetje lapsi,ka te drejte Rama qe ju quan “kazan mediatik”,vertete kryeni funksionin e nje kazani ku vlojne barsite e thartuara te rrushit a kumbullave per te dhene ca raki e 90% jane mbeteje qe i ne anen tone i quajne komina.Ore, redaksite e lajmeve duhet te jene me serioze e jo te shendrrohen ne ent meteorologjik i parashikimit te motit.Ata shpesh parashikojne shterngata e rrebeshe e neser del dielli . Te rralla jane mediat serioze ne Shqiperi ,andaj me gjithe tere at propagande anti Rame te televizioneve dhe “kokave te medha” te mediave qe jane analiste e opioniste e te “ssherlok homsave” gazetareve invetikativ ,me tere ato “akuza”, “fakte” e etiketime Edi Rama fitoj ne menyre spektakulare duke thyer edhe prognozat me optimiste.Lere opoziten se si duket ajo nuk din tjeter pos akuzave e intrigave ,por ju te menqurit e mediave si nuk u mbushet mend e te kuptoni se qytetaret nuk ju besojne “bombave”,”shperthimeve” , “rrevesheve” e broqkullave te ketij lloji sepse as qe ju degjojne fare sepse tani keni arrite qe edhe ndonje te vertete te rralle qe lansoni te mos ju besohet.Nese vazhdoni keshtu vetem do ndihmoni Edi Ramen dhe do ta shendrroni ne superpolitikan qe po perballon bomba.shperthime,rrebeshe e shterngata ,vetem kunder te gjitheve.

    1. shoqe komentuese “fana” – Shoku Edi Rama e quajti Saimir Tahirin ne diten e pare te kerkeses se Prokurorise per ta hetuar, “Dru i Shtrember” (per fat, sot ka teknologji mediatike qe e ka me ze dhe figure)!
      Pastaj “Drurin e Shtrember” u be balte ne Parlament derisa e fshehu prapa nje Imuniteti qesharak.
      Tani po te pyes ; Ne se Media qe i thote keto gjera eshte Kazan, po Autori i ketyre gjerave si i bie te jete…mbase Gjiriz?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *