• |
ide | kryesore

Emrat/ Kush janë drejtorët e rinj ‘provizorë’ të burgjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shkarkimit të tetë drejtorëve të burgjeve në vend, ka ardhur edhe emërimi i drejtuesve të komanduar. Mësohet se ata nuk janë drejtorët përfundimtarë, por se do ta mbajnë këtë post deri në momentin që do të shpallen fituesit e konkursit për emërimin përfundimtar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shkarkoi dje nga detyra tetë drejtorë burgjesh, vendim që sipas saj, erdhi pas abuzimeve me detyrën, por edhe për faktin se disa prej tyre figuronin të dënuar.

Drejtorët e shkarkuar:

1- Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla

2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj

3- Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu

4- Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci

5- Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo

6- Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj

7- Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci

8- Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.

Drejtorët e komanduar:

1- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj

2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi

3- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj

4- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile

5- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi

6- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza

7- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *