• |
ide | kryesore

Kryemadhi për Ramën: ERTV nuk të shpëton dot nga banga e të akuzuarve!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi beson se shumë shpejt Edi Rama do të jetë përkrah Saimir Tahirit në bangën e të akuzuarve për trafik droge. As fasada që krijon me ERTV, nuk do ta shpëtojë dot thotë Kryemadhi, që shpresat i ka tek “guximi i shqiptarëve”.
Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët. Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant” shkruan Kryemadhi në Facebook.
Sipas saj, Edi Rama është i frikësuar dhe vetëm aktron kur “qan” hallet e popullit dhe përgëzon Vetingun.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *