• |
ide | kryesore

Taulant Balla nxjerr bllof Edi Ramën me dokumentat për Dritan Zaganin

Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Një deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama në emisionin Zonë e Lirë, të Arjan Çanit, ka ngjallur polemika mes PD e PS.

Kur u pyet për akuzat e Dritan Zaganit ndaj Saimir Tahirit, kryeministri Rama tha se Zagani u hodh në sulm pasi ishte dënuar.

Lulzim Basha deklaroi dje, një ditë pas intervistës së Ramës, se kryeministri gënjeu pasi “Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda”.

Taulant Balla replikoi sot. Por në përpjekje për t’i dalë në krah shefit të tij, ai e nxorri bllof.

Balla thotë se ishte Lulzim Basha ai që gënjeu, pasi Zagani ka qenë i dënuar.

Ai ka publikuar edhe një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Prokurorisë për Krime të Rënda.

“Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar! Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë: Gënjeu!”, thotë Balla.

Por dokumenti që ai ka publikuar është një masë sigurie dhe jo dënim.

Më 2 maj 2014 Krimet e Rënda kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të gjykimit për masën “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Ai nuk është dënuar asnjëherë, pasi gjykata nuk ka dhënë vendim dënimi. Krimet e Rënda e deleguan çështjen e tij në Gjykatën e Fierit dhe Zagani u la në arrest shtëpie.

Për më tepër, dokumenti i Ballës nxjerr bllof edhe vetë Ramën, i cili e ka akuzuar publikisht Zaganin se është akuzuar për trafik droge dhe se u ka shitur informacion italianëve të Guardia di Finaza.

Por siç shihet në dokumenta, ai akuzohet për dy vepra të tjera që s’kanë lidhje me çfarë ka deklaruar kryeministri për të (shihni videon më poshtë). /Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x659aib



3 Comments

  1. Zagani ka qene ne te njetat kushte qe eshteTahiri sot, vetem se masa e sigurise per Zaganin eshte dhene nga nje Gjykate e cila duke u nisur nga fakti se mund te prishte provat vendosi ta mbaje ne burg, kur u pa se nuk kishte te bente me trafikun e droges, atehere iu kalua Gjykates penale te Fierit e cila e ndryshoi masen e sigurise duke e lene ne arrest shtepie. Tahirit nuk iu dha masa e arrestit, (te cilen per hir te vertetes mund ta anullonte Gjykata) thjesht sepse nuk dha leje Kuvendi, ama eshte person nen hetim njelloj si Zagani, por pa mase sigurie. Taulant Balla ka mundesi qe nuk i njeh proçedurat dhe del e flet ne kete menyre, por mosnjohja natyrisht nuk eshte veper penale keshtuqe i falet.

  2. More po nuk e kuptoj si mund të gënjejë një krye misër në atë mënyrë. Si nuk dinë, I mjafton të kërkojë një informacion nga Ministria e Drejtësisë. Vetëm një Telefon dhe i thonë a është I dënuar. Po ky që ka mashtrues e shkuar mashtruesi. Tahiri del e thotë është tropojan ndërkohë që duket nga mbiemri që nuk është, por më shumë një ministër I brendshëm e ka shumë të lehtë të marrë vesh nga është një vartës. Për Ballën s’kam ç’të them se e di tërë Shqipëria si është. Po të dalë e të nxjerrë një letër që e nxjerr me fakt gënjeshtar do të thotë që është edhe budalla përveç gënjeshtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *