• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Meta dhe Rama hoqën Visho Ajazin, ai i përgjoi të dy duke folur me …

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika ditën e sotme, gazetari Artan Hoxha e cilëson si ‘lëvizje surprizë’ të sjellë si pasojë e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Metës.

“Gjuha e përbashkët mes Ramës dhe Metës është dorëheqja e Visho Ajazit dhe jo emërimi i Helodon Bendo. Kjo që ka ndodhur sot është një lojë poshtë tavolinës” – u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Studio e Hapur”.

Artan Hoxha thotë se edhe Meta dhe Rama janë përgjuar nga SHISH, kur ky institucion drejtohej nga Ajazi.

Sipas Hoxhës, Meta dhe Rama janë përgjuar duke zhvilluar biseda me të njëjtin person, pa zbuluar se për kë bëhet fjalë.

“Në dijeninë time dorëheqja e Ajazit është bërë ditën e premte. Ky shef Shërbimi është akuzuar edhe nga Presidenti Meta edhe nga kryeministri Rama. Meta është përgjuar 823 herë, në telefonata të gjata e të shpeshta me një person. Rama është përgjuar me po të njëjtin person që është përgjuar edhe Meta, rreth 70 herë.

Rama është pëgjuar edhe mbi 600 herë në biseda të tjera” – u shpreh gazetari Hoxha.

Në kulmin e debatit politik për dosjen Tahiri, kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen. Pas kësaj kryeministri Rama iu drejtua zyrës së Presidencë, ku zhvilloi një takim me presidentin Meta. Pas kësaj në krye të kësaj detyre u emërua Helidon Bendo. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *