ide | kryesore

E urrej Facebook-un që më bombardoi me vdekjen e Adelës

Arkiva, Blog, Të fundit

Pas një dite të kaluar në mal, në paqe me veten dhe natyrën, e ku telefonin e kisha hapur veçse për ndonjë mesazh, buzë mbrëmjes hap Facebookun, dhe lexoj atë që mund të cilësohet ngjarja e ditës, vdekjen e parakohshme e të hidhur të Adelajdës.

Përveç empatisë së zakonshme për humbjen e një vajze të re, një kolegeje dhe në fund të fundit një qenieje njerezore, befas u përballa me një dhimbje që vërshonte nga të katër anët. Mesazhe pa fund trishtimi, brenge, lamtumire e keqardhjeje më rrëmbyen duke më pushtuar me një ndjesi me të cilën s’kisha asnjë lidhje.

Adela nuk ishte as shoqja e as e njohura ime, por ja që uragani Facebook më mbërtheu padashur në një vorbull dhimbjeje ndaj së cilës nuk mund të jesh indiferente e domosdo solidarizohesh.

E urreva Facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndihem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.

E urreva Facebookun për pushtetin e pakufishëm që ka fituar mbi të gjithë ne duke përhapur të mirën apo të keqen me një lehtësi të papërballueshme edhe kur të dyja këto duhet t’u përkasin veç të zotëve të tyre.

E urreva Facebookun sepse e ka mekanizuar dhe artificializuar dhimbjen me përjetime që fabrikohen sa hap e mbyll sytë me një klik e bëhen dhunshëm edhe personale ndonëse mund të jesh krejt i huaj ndaj ngjarjes. Dhe si të gjitha gjërat që urrehen, mendova se nuk do të jetë e largët dita kur do ta braktis perandorinë e dhimbjes komunitare. Them se ka ardhur koha që gëzimet të jenë vetëm të miat, dhimbjet gjithashtu, vetëm të miat, jeta vetëm e imja!

Siç shkruante para do kohe prof Gilman Bakalli, Facebooku është tundimi permanent i humbjes së kontrollit. Tinëzisht, por në mënyrë efikase ama! Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë kontrollin e humbur. E po qemë të zotët edhe ta rifitojmë atë!

 

 

 

 

 

5 Comments

  1. Ngjarja qe ndodhi ishte nje shok i madh per boten e medias dhe shoqerine civile ne pergjithesi. Nese jetoje apo kishe te beje sadopak me boten shqiptare, nuk do kishe shanc te mos ekspozoheshe me kete lajm. Per me teper qe vajza kishte krijuar aq shume simpati dhe dashuri tek njerezit saqe ishte normale qe do e qanin e nderonin, qofte edhe online. Me duket e cuditshme qe nje spikere lajmesh te kete deshiren e censurimit apo izolimit ndaj informacionit. Eshte njesoj sikur te mos duash ta shohesh motin ne televizor sepse ke planifikuar te besh plazh ne mes te Janarit dhe nuk do te te prishet iluzioni me parashikime stuhishe e ngricash.

  2. Eshte nje turp ky shkrim, na falni qe te prishem qetesine ty qe e di shume mire ne kete pike se si funksionon FACEBOOK dhe se si reagojne njerzit (jo shqiptaret vetem, por njerzit ne pergjithesi) ne te tilla situata.
    Me mire mbylle fare FACEBOOK-un, meqenese te ka hyre dhunshem ne jete dhe mos shkruaj te tilla gjera… qe ti gjendeshe ne qetesi apo ku di une se cfare, nderkohe qe dikujt tjeter po i iken tepeleku kokes se ka humbur vajzen.
    Eshte patetike te perdoresh fatkeqesine e dikujt (se po po kete ke bere ti moj Beti Njuma) per te shkruajtur se te prishi diten FACEBOOK….wtf
    P.S. une nuk kam facebook fare por ti qe e paske do besh mire ta mbyllesh dhe ndoshta edhe gojen ndonjehere me gjithe facebook.

  3. Shoqeria shqiptare ose me sakte facebooku shqiptar ka arritur ne nje pike kritike ku kane vdekur kufijte e vlerave dhe te gjithe kane nje maske hipokrizie dhe shume te budallepsur. Ka triumfuar debiliteti dhe siperfaqsorja. Shoqeria e kohes sone nuk pranon asnje lloj apeli moral dhe rinia kudo ne bote eshte e “droguar“ nga apo mpire nga cdo siperfaqshme egoiste dhe narcize. Cdo dite triumfon debiliteti vizual qe shiten per vlera, e ne rrjeten e peshkimit bien te gjithe pjesmarresit nga imazhet mediokre dhe nuk jane gje tjeter vecse armata te manipuluara. Shikojeni nivelin e kryministrit ne facebook, sportivitetin sarkastik e cinizmin e njeriut qe operon ne nje bote virtuale duke humbur realitetin. Ne vend te nje realiteti te ndjeshem po humbim ne nje bote virtuale te fabrikuar e po e perceptojme si si realitet nje fabrikim te tille ku nuk mbajme qendrim kritik. Zonja ka te drejte nga invazioni i manipulimit dhe humbja e nje qendrimi kritik dhe budallepsja kolektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu