• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kreu i SHISH, Visho Ajazi. Rama propozon Helidon Bendon

Arkiva, Kryesore



Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen pak muaj para se t’i mbarojë mandati i tij në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Drejtori i SHISH dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për motive që ende nuk dihen.

Visho Ajazi u emërua në krye të SHISH në vitin 2012 me propozim të ish kryeministrit Sali Berisha. 

Ai ka qënë pjesë administratës publike, një akademik i suksesshëm, inxhinier softëare, dhe menaxher IT. Ajazi mori postin e Drejtorit të SHISH, të cilin e mbajti 5 vite, me plotë polemika dhe tensione. Emri i tij është dëgjuar shpesh në media gjatë këtyre viteve, dhe burime qeveritare e kanë akuzuar shpesh se i jepte Sali berishës të dhënat që publikoheshin në emër të qytetarit Dixhital.

Ndërkohë në presidencë, kryeministri Edi Rama pati një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Emri që u propozua nga kryeministri ishte ai i Elidon Bendos. Por ende nuk ka të dhëna nëse presidenti prsidenti do ta miratojë atë. Deri më tani posti i shefit të SHISH-it ka qenë një mollë sherri mes palëve politike dhe Ilir meta i cili është zhveshur nga shumë pushtete nuk pritet ta lëshojë kollaj edhe këtë kompetencë që i ka mbetur.

Për zgjedhjen e kreut të ri të shërbimit sekret kushtetuta parashikon se ai propozohet nga kryeministri, miratohet nga presidenti dhe pastaj votohet në parlament.

©Lapsi.al

 

 



2 Comments

  1. Ky Visho nuk shkonte me drejtesin post Veting,beri mire qe iku vete ,Tash Rama e ka me te lehte te qoje reformat perpara

  2. Ky u zhduk ky Anonymous,ishte “mjaft” aktiv para zgjedhjeve,Blushi po kerkon pune dhe KY Anonymous diku eshte me Blushin bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *