• |
ide | kryesore

Zbulohen prapaskenat/ Kreu i SHISH i kishte kërkuar Ramës dorëheqjen para disa muajsh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është ka zbuluar disa detaje të tjera rreth dorëheqjes së papritur të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.  Sipas Manjanit, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ia kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama përpara 4-5 muasj.

Por Kryeministri i kishte kërkuar atij të vazhdonte të qëndronte në detyrë deri në një moment tjetër të dytë kur ai do e pranonte dorëheqjen. Manjani tha se Rama e ka pranuar në këtë moment dorëheqjen e Visho Ajazi Likës, për ta përdorur si ngjarje e cila do të largonte sadopak vëmendjen ndaj rastit Tahiri dhe dosjes së Habilajve.

Sot Edi Rama pati një takim me presidentin Ilir Meta dhe në përfundim të tij u bë publik emri i propozuar nga Kryeministri për të marrë drejtimin e SHISH.

Ai është Helidon Bendo, i cili deri më tani mbante pozicionin e zv.kryetarit të SHISH.

© LAPSI.al 



1 Comment

  1. ramen,meten,tahirin,ajazin,llallan,ruqin,gjafen e ter shpurren komuniste duhet burg.ky vend perfundimisht nuk behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *