• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Visho Ajazit dhe biseda me të, flet Ilir Meta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta u shpreh se ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH, Visho Ajazi Lika pas dorëheqjes së tij, duke shtuar se ende nuk ka firmosur emërimin e Helidon Bendos në krye të institucionit.

Meta u shpreh në emisionin “Fakt” se për emërimin e tij nuk ka ansjë emergjencë, pasi Bendo edhe momentalisht vazhdon detyrën si zv.drejtor i SHISH-it.

“Për të shuar kuriozitetin tuaj, para se të nisesha për në studion tuaj kam firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, z. Visho Ajazi pas dorëheqjes së tij.

Nuk ka asnjë emergjencë për arsye të faktit që zv.Drejtori i SHISH-it vazhdon detyrën.” – u shpreh Presidenti.

Meta konfirmoi mbështetjen që i kishte dhënë Visho Ajazit një javë më parë për të vazhduar detyrën e tij, dhe, i pyetur nëse ka qenë surprizë për të dorëheqja e shefit të Shërbimit Informativ, Ilir Meta pohoi.

“Dorëheqja e tij ka qenë e papritur për shkak të bisedës së zhvilluar një javë më parë. Nuk ka rëndësi, por nuk më çudit shumë. Janë gjëra që ndodhin. Unë e respektoj vullnetin e cilitdo.” – deklaroi Meta. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *