• |
ide | kryesore

DOSJA E PLOTE E CIA/ Fakte të reja nga arratisja e Hitlerit në Kolumbi dhe Argjentinë

Arkiva, Dossier



CIA ishte informuar mbi një person që pretendonte edhe në publik se ishte Adolf Hitler dhe që jetonte në Kolumbi në vitet 50-të mes një komuniteti ish-nazistësh. Kjo është ajo që del nga dokumentet e deklasifikuara së fundmi. Agjentët nuk e morën me seriozitet këtë informacion të dhënë nga një ish-ushtar SS, por shefi i bazës sekrete të CIA-s në Karakas i shkoi më tej hetimit duke siguruar edhe një foto. Dosjet flasin për një njeri të quajtur Phillip Citroen që u është afruar agjentëve amerikanë në vitin 1954 për t’ju thënë se kishte takuar njeriun që pretendonte se ishte Hitler dhe që jetonte në qytezën e Tunja në afërsi të Bogotës. Në momentin që agjentët ndërmorën një operacion për të verifikuar këtë të dhënë, personi në fjalë që quhej Adolf Schuttlemayer u arratis për në Argjentinë. Megjithatë duket qartë se CIA ishte skeptike për informacionet duke urdhëruar që dokumentet të skarcoheshin.

Thousands of Nazis fled Europe for South America after the Third Reich collapsed, mostly to Argentina, though some were found living in Colombia. Pictured is the town of Tunja, where the man claiming to be Hitler was living
Çështja u rikthye pasi një gazetar kolumbian i quajtur Jose Cardenas zbuloi dosjen e CIA-s të cilat u deklasifikuan që në vitet 90. Citroen i qëndroi deklaratës se kishte takuar gjatë një vizite pune për një komani hekurudhore ku kishte takuar një person që “dukshëm i ngjante Adolf Hitlerit, por që edhe e pretendonte atë”.
Në dokument thuhet: “Citroen konfirmoi se ka takuar këtë individ në një vend të quajtur “Residencies Coloniales” që është sipas burimit i mbipopulluar nga ish-nazistë gjermanë të arratisur. Sipas Citroen, gjermanët këmbëngulin se në Tunja ndjekin një person të prezumuar si Adolf Hitler. Ndaj tij i referohen si “Fuhrer” dhe e përshëndesin gjithmonë në formën naziste. Citroen u ka treguar agjentëve edhe një foto të tijën në krah të një njeriu që ka një ngjashmëri të madhe me diktatorin nazist”.
Agjentët kanë shkruar edhe një histori të plotë në një memo informale. Dokumentet tregojnë disa gjëra, por në pjesën më të madhe ajo është konsideruar si një histori fantazie.


Por në vitin 1955 një person i dytë i identifikuar vetëm me kodin Cimelody-3, u është afruar agjentëve me të njëjtën histori që u kishte thënë një vit më parë Citroen. Cimelody u ka thënë se Citroen, që në atë moment jetonte në Venezuelë i kishte konfirmuar se ishte takuar me “Hitlerin” gjatë vizitave periodike njëmujore në Kolumbi kur punonte për kompaninë “KNSM Royal Dutch Shipping Company”.
Cimelody u ka dhënë agjentëve edhe një foto ku duket pikërisht Citroen me Hitlerin që në pas saj shkruan Adolf Schuttlemayer. Sipas imelody, Adolf kishte ikur nga Kolumbia në janar 1955 për në Argjentinë, por nuk dinte të thoshte me saktësi se ku. Pasi kishin folur me Cimelody, agjentët vendosën që historinë e tyre ta raportonin në CIA në një raport formal i cili u ishte dërguar shefave të cilëve mund t’ju interesonte. Gjithsesi relacioni ishte shoqëruar me një shënim se “mbetet në vëmendje se duhen shpenzuar forca të mëdha mbi këtë çështje që me shumë mundësi mund të rezultojë pa asgjë konkrete. Mbi këtë sugjerojmë që ky material të lihet mënjanë”.


Dihet fakti se mijëra nazistë janë arratisur në Amerikën e Jugut pa rrëzimit të Rajhut të tretë. Mes tyre ishte edhe Josef Mengele, “Ëngjëlli i vdekjes” së kampit të Auschwitz dhe Adolf Eichmann, arkitekti i Holokaustit. Rruga që ata kanë përdorur ka qenë përgjithësisht nëpërmjet Spanjës apo Italisë ku kanë pasur miq të tyre fashistë dhe prej andej kanë kaluar në Amerikën e Jugut.
Paraguai, Kolumbia, Brazili, Uruguai, Meksika, Guatemala, Kili, Ekuadori dhe Bolivia janë vendet më të njohura që kanë strehuar anëtarë të regjimit të Adolf Hitlerit. Gjithsesi Argjentina është vendi më i njohur për nazistët e strehuar për shkak se presidenti Juan Perón ishte një simpatizant i Hitlerit dhe ka dokumente se si ai u përpoq të shpëtonte anëtarë nga regjimi i tij. Në qytetin alpin të Bariloche, në Argjentinë prej kohësh ishin të sigurt se aty ndodhej shtëpia e pushimit e Hitlerit. Kjo shtëpi në fakt u zbulua bashkë me disa sende naziste para pak vitesh duke bërë që shumë të mendojnë se aty ka jetuar vetë Hitleri edhe pse askush nuk ka prova.


Në atë kohë në Amerikën e Jugut nazistët arritën të siguronin dokumente të reja identiteti të bardha që u lejoji të nisin një jetë të re nga fillimi nëpër zona të izoluara dhe jashtë syve kuriozë. Ky ishte rasti i Paul Schafer, një ushtar nazist me një sy që ishte kthyer në një prift protestant dhe që pas vitit 1945 jetoi në një komunitet të quajtur “Kolonia Dignidad” në Kili.
Eichmann dhe Mengele jetonin hapur në Bariloche, por i pari u zbulua nga shërbimi sekret izraelit në vitin 1960, u rrëmbye prej tyre dhe u vu para drejtësisë.
Mengele, në anën tjetër ia arrti të arratiset dhe jetoi pjesën e mbetur të jetën në Brazil ku vdiq nga një atak në vitin 1979 në moshën 67-vjeçare.


DYSHIMET MBI VDEKJEN E HITLERIT
Mëngjesin e 30 prillit 1945 Adolf Hitler qëlloi mbi kokën e tij në bunkerin ku qëndronte në Berlin ndërsa gruaja e tij ishte vetëvrarë me cianur. Atë pasdite trupat e tyre u dërguan në kopsht ku u mbuluan me benzinë dhe u dogjën. Ndërsa shumica e historianëve bie dakord mbi këtë version të historisë ka edhe teori se Hitleri u arratis dhe jetoi jetën e tij diku tjetër pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
I pari që i dha zë kësaj teorie ishte Marshalli Georgi Zhuko, i cili ishte prezent në firmosjen e traktatit të dorëzimit në Berlin në 1945-ën kur tha se “Hitleri mund të ketë fluturuar diku tjetër në momentin e fundit”. Që nga ajo kohë hetues të shumtë janë përpjekur të vërtetojnë këtë teori duke përfshirë edhe autorët britanikë Gerrard Ëilliams dhe Simon Dunstan. Në vitin 2011 në librin e tyre “Ujku i murrmë, Arratisja e Adolfit” argumentohej se Adolfi dhe Eva përdorën trupa të tjerë për të falsifikuar vdekjen e tyre dhe më pas me anë të një avioni fluturuan për në Danimarkë. Nga aty ata shkuan në Spanjë ku diktatori fashist, Gjenrali Franko i hipi në një avion për në Ishujt Kanarie. Prej andej besohet se me anë të një anijeje ata kanë shkuar në Argjentinë ku patën edhe 2 fëmijë derisa Hitleri vdiq në vitin 1962 nga shkaqe natyrale.
Një tjetër shkrimtar, argjentinasi Abel Basti ka zbuluar gjithashtu se çifti u arratis për në Argjentinë nëpërmjet Spanjës prej nga nëpërmjet në nëndetëseje arriti në Ishujt Kanarie. Basti beson se Hitleri vdiq në Amerikën e Jugut në vitin 1971 dhe u varros në një bunker sekret në qytetin Asuncion mbi të cilin sot është ngritur një hotel.
Ish operatorët e CIA-s, Bob Baer dhe Tim Kennedy, një toger i forcave speciale amerikane i cili ishte përfshirë në operacionet për kapjen e liderëve të Al Qaeda, Osama Bin Laden dhe Abu al-Zarqaëi ka përgatitur një dokumentar për për këtë çështje dhe që do të transmetohet në “The History Channel” në nisje të vitit të ardhshëm.
Një tjetër dokument britanik i inteligjencës konfirmon se Hitleri u nxorr jashtë nga kryeqyteti gjerman nga piloti i avionit Luftëaffe, kapiteni Peter Baumgart një ditë para se Hitleri u vetëvra.
Është gjetur edhe një dalje e pestë nga bunkeri që më parë ishte e panjohur e cila të çonte në një fushë mjaft të madhe e cila mund të shërbente për ngritjen e një avioni. Një tjetër dokument sjell dëshminë e një oficeri SS që ka konfirmuar se e ka parë Hitlerin në Danimarkë pak para se të ndërronte avionët për fluturimin final. Ndërkohë në Argjentinë janë të shumta dëshmitë mbi një kompleks ushtarak ku besohet se Hitleri mund të ketë qëndruar pas mbërritjes së tij. Sipas Baer, “Fuhrer” kishte në plan të ndërtonte një Rajh të katërt të themeluar në vendet e Amerikës Qendrore. ©Përgatiti LAPSI.al

Citroen said 'Hitler' was living in a community of ex-Nazis in the town of Tunja, near Bogota, under the name Adolf Schuttlemayer (pictured is the CIA file with the image attached) Phillip Citroen (left), a former SS soldier, went to CIA agents in 1954 to say that he had seen a man claiming to be Adolf Hitler (right) alive and living in Colombia. Citroen gave agents this photo to support his claims



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *