• |
ide | kryesore

Kapet në Durrës polici që bashkëpunonte me trafikantët e drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka dhënë urdhërin për arrestimin e një punonjësi policie në komisariatin e Durrësit, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga ka përfunduar 33 vjeçari Fatmir Meço, punonjës i patrullës në Durrës. Efektivi i Durrësit bashkëpunonte me disa persona të tjerë për shitjen e drogës. Fitim Selaci, 19 vjeçar dhe banues në Fushë Krujë, është personi i dytë i arrestuar, i cili bashkëpunonte me efektivin e policisë.

Në banesën e tij janë gjetur rreth 6.3 kilogramë kanabis. Punonjësi i policisë i linte rrugë dhe krah të lirë 19 vjeçarit dhe dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, që këta të fundit të trafikonin lirisht drogë. SHÇBA dyshon se edhe efektivi i policisë ka kryer vetë disa herë rolin e korrierit të drogës, duke transportuar kanabis me makinën e tij



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *