• |
ide | kryesore

Kryetari i partisë serbe: Kosova bëhet anëtare e OKB-së vitin e ardhshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Për çështjen më të rëndësishme me të cilën po merret presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kosovën, duhet dhe duam të bisedojmë, kjo është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme”

Kështu i tha TV Pinkut lideri i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviç, transmeton Koha.net

Sipas fjalëve të tij, çështja e Kosovës po ecën drejt një zgjidhjeje, të mirë a të keq, por po ecë drejt një zgjidhjeje.

Më tej kreu i partisë serbe është shprehur se Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën, ndërsa theksoi se brenda vitit të ardhshëm ajo mund të bëhet anëtare e OKB-së.

Kanë nisur proceset që do të përmbyllen me pranimin e Kosovës në Kombet Bashkuara, meqë do të fitojë shumicën e thjeshtë që vitin e ardhshëm. Në Asamblenë e OKB nuk ka mundësi vetoje, ka thënë Jovanoviç,



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *