• |
ide | kryesore

Meta rrëzon opozitën për Visho Ajazin: Nuk e shkarkoi Rama!

Arkiva, Lajme, Të fundit
visho-ajazi.jpg



Visho Ajazi Lika mori garanci nga presidenti që mund të qëndronte në postin e shefit të SHISH.
Në një intervistë për Çim Pekën, Ilir Meta tha se një javë më parë takoi Visho Ajazin, duke i dhënë të gjithë përkrahjen për vazhdimësinë në detyrë.
Më konkretish mund tju them se një javë më parë e sigurova z.Ajazi që ai do të kishte përkrahjen time të plotë si President i Republikës për të vazhduar detyrën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe natyrshëm në përmbushje të detyrave të tjera. Ai më ka falenderuar për besimin. Kjo ishte thjesht për të konfirmuar vazhdimësinë duke pasur në konsideratë edhe komentet e ndryshme mediatike. E kam siguruar se kur të kisha mundësi do e bëja publik qëndrimin tim, jo thjesht për z.Ajazi por për Shërbimin Informativ në terren” u shpreh Meta.
Pyetjes direkte, nëse do ta kishte firmosur shkarkimin e Visho Ajazit, Meta tha se kjo kërkesë nuk i erdhi nga Rama. I vetmi kontakt me kryeministrin tha Meta ishte kur ai i la mbi tryezë dorëheqjen e Visho Ajazit.
Me këto deklarata, presidenti lë të kuptohet se nuk pati asnjë koordinim mes tij dhe Edi Ramës dhe për më tepër, që largimi i Visho Ajazi Likës erdhi me vullnetin e tij të lirë.
Lulzim Basha deklaroi dje se dorëheqja e Visho Ajazi Likës, ishte pasojë e presionit politik pas zbulimit të dosjes Habilaj.
Një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik” tha Basha.



1 Comment

  1. e shkarkoi shullazi,habilajt e balili ashtu siq te ngakuan ty e moniken i burgosur se i lir nuk je ti e rama,ju ngarkoi frroku,doshi,raoshi ty,ramen e tahirin,ju kan dele kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *