• |
ide | kryesore

Pse iku Visho Ajazi? Monika Kryemadhi hesht për hir të të shoqit, Ilir Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Largimin e Visho Ajazi Likës nga SHISH, në Partinë Demokratike e shpjeguan me lidhjet e Edi Ramës me krimin. Në LSI ende nuk kanë një shpjegim. Kanë kaluar 24 orë nga njoftimi i dorëheqjes së Visho Ajazit dhe kjo forcë politike nuk ka një qëndrim, as pozitiv as negativ, se përse iku shefi i SHISH.
Monika Kryemadhi po pret se çfarë do të vendosë Ilir Meta, për kandidaturën e propozuar nga Edi Rama. Nëse Meta firmos për Helidon Bendon atëherë nga LSI nuk mund të flitet më për ndikimin e lidhjeve të krimit.

Kryemadhi herë pas here ia vë në dukje disa gabime të vogla Ilir Metës, por kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme si këto, ka gjithmonë një radhë për t’u respektuar.
PD dhe LSI janë bashkë në një front opozitar, kundër lidhjeve të krimit me Edi Ramën. Por për Visho Ajazi Likën dhe zëvëndësimin e tij me Helidon Bendon, partitë e opozitët kanë qëndrime të ndryshme.© Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *