• |
ide | kryesore

Sot banda e Habilajve del para gjykatës italiane, akuza për trafik droge dhe armësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Do të dalë sot para gjykatës italiane banda e Habilajve e arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash të lidhur me trefikun e drogës dhe armëve, trafik i cili kap vlerën e rreth 20 milion euro.

Ka qenë gjykata e Katania ajo që nxorri një urdhër arrest për 11 persona pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve. Në operacionin e koduar ‘Rosa dei Venti’ u kapën edhe 4 shqiptarë, pjesëtarë të bandës së mirëorganizuar Habilaj.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë dorëzuar aktet e referuara dhe procedimin penal Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe kanë marrë pjesë në arrestimin e një prej 4 shqiptarëve që nuk u kap në territorin Italian, por që ishte në kërkim me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Katanias me kërkesë të Prokurorisë.

Bëhet fjalë për Nezar Seitin, në rolin e përgjegjësit të transportit dhe përgjegjës për shkarkimet në Itali të lëndës narkotike, në organizatën e përfaqësuar nga Moisi Habilaj. Nga an tjetër, Maridian Sulaj e Fatmir Minaj, u arrestuan në 14 tetor në Ragusa. Ka qenë ngarkesa e fundit prej rreth 4 tonësh ajo që solli arrestimet dhe shpërthimin e një skandali në Shqipëri, ku në disa përgjime të këtij grupi kriminal përmendj edhe emri i ish-ministrit Tahiri.

Deri më tani janë arrestuar 4 pjesëtarët të bandës Habilaj:

Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande

Fatmir Minaj.lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës

Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës

Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë

Italianët e arrestuar:

Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia në provincën e Katanias

Gianluca Passavanti, banues në Katania

Angelo Busacca, banues në Raguza

Antonino Riela, banues në Katania

Ne kerkim:

Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980

Armando Sulaj, vallai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984

Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994

Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjseëmarrje në organizm kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *