• |
ide | kryesore

Moderatorja amerikane humb ndjenjat në transmentim live (VIDEO)

F1, Paparazzi



Pamje shokuese janë transmetuar sot në mëngjes në emisionin “The Wendy Williams’s show” ku moderatorja e njohur Wendy Williams humbi ndjenjat.

53-vjeçarja ishte veshur me kostum si “Statuja e Lirisë” për Halloween dhe teksa fliste, ngadalësoi e më pas ngriti duart lart para se të binte në tokë. Në transmetim futën publicitet, ndërsa Wendy u rikthye pas disa minutash për të thënë që ky nuk ishte mashtrim meqë është Halloween. “Po plasja me këtë kostum. Më ra të fikët. Por jam kampione dhe u ktheva”, u shpreh moderatorja. Pas emisionit, Wendy shkroi në Twitter: “Të gjithë qetësohuni. Jam mirë, më nevojitet vetëm ujë dhe elektrolite”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *