• |
ide | kryesore

Prefektët e rinj, Basha: 12 anëtarë të bandës së Ramës, noterë të familjeve mafioze

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas prezatimit të 12 Prefektëve të rinj nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ai thotë se Prefektët e rinj nuk janë gjë tjetër veçse 12 anëtarë të rinj të bandës me të cilën Rama ndan pushtetin.

Sipas Bashës ata shumë shpejt do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të familjeve mafioze.

Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit”, shkruan Basha në Facebook.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *