• |
ide | kryesore

Spekulojnë mediat serbe: Ndalohen 3 shqiptarë me dron të fshehur në gomën rezervë

Arkiva, F1, Sport



Mediat serbe kanë transmetuar një lajm mbrëmjen e së mërkurës se 3 shqiptarë nga Presheva janë ndaluar për shkak se kishin planifikuar të ngrinin një dron gjatë ndeshjes Partizani i Beogradit – Skënderbeu që luhet të enjten. E para ishte “Večernje Novosti” që shkruan se 3 shqiptarët i ishin drejtuar Beogradit, por janë ndalur në një postbllok policie ku i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.

Sipas mediave serbe ata e kishin fshehur dronin në një gomë rezervë. Policisë i kishin thënë se po shkonin drejt Beogradit. Sipas të njëjtave burime shqiptarët nuk dispononin asnjë dokument për dronin e fshehur. Duke pasur parasysh ndeshjen që zhvillohet mbrëmjen e së enjtes, policia nuk i ka lejuar shqiptarët të vazhdonin rrugën, por i ka kthyer mbrapsht.

“Kurir” shkruan se lajmi i shpërndarë nga “Večernje Novosti” duket se nuk bazohet në prova. Ata kanë pyetur në Ministrinë e Brendshme e cila ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Kujtojmë se ishte një dron i lëshuar nga Ismail Morina në 14 nëntor 2014 ai që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *