Tottenham ka shkatërruar Real Madrid me rezultatin 3-1 në Grupi H të Ligës së Kampionëve. Dy gola për britanikët i shënoi Dele Alli dhe një tjetër nga Christian Erikse, ndërsa për Realin shkurtoi Cristiano Ronaldo. Pas kësaj fitoreje Tottenham kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa Reali renditet në vendin e dytë me 7 pikë.