• |
ide | kryesore

Vlahutin në presidencë për kreun e SHISH/ Pse po ngurron Ilir Meta?

Lajme, Të fundit



Kur pritet një dekret i kreut të shtetit për emrin e ri që do të drejtojë Shërbimin Informativ Shtetëror, ambasadorja Vlahutin është parë të hyjë në presidencë për një takim me kreun e shtetit. Helidon Bendo, i propozuar nga Edi Rama në krye të SHISH, duket se ka mbështetjen e ambasadave perëndimore në Tiranë, me të cilat dihet që SHISH bashkëpunon ngushtë, si për luftën kundër terrorizmit fetar ashtu edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës. Helidon Bendo ka jetuar si emigrant vite më parë në Greqi. Gjatë qëndrimit atje, Bendo ndryshoi edhe emrin nga Helidon në Johan. Ligjërisht Bendo i plotëson të gjitha kushtet, megjithëse ndryshimi i emrit në Greqi mund të jetë një pikë e dobët e kandidaturës së tij. Bendo ka nisur punë në SHISH rreth 21 vite më parë, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Bashkim Gazidede. Kjo nuk duket të ketë qenë një problem për kryeministrin Rama, kur firmosi propozimin për presidentin, që ka edhe fjalën e fundit. © Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *