• |
ide | kryesore

Aktorja turke Hazar Erguçl rrezikon burgun pas këtij postimi (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur turke, Hazar Erguçlu, pak kohë më parë, ka shkruar një status në profilet e saj sociale duke ndarë me publikun keqardhjen për një dokumentar të organizatës terroriste PKK.

Por publikimi në Twitter mund t’i kishte kushtuar shumë 25-vjeçares së njohur për rolin e Simay në serialin “Kuzey Guney”. Sipas mediave turke, prokuroria ka marrë më në fund vendimin për ta pushuar çështjen kundër aktores, pasi dëgjoi edhe argumentet e saj bindëse. Siç shkruan Hurriyet, Erguçlu mbrojti idenë se dy vjet më parë, ajo kishte postuar në profilin e saj një dokumetar që i ishte dërguar nga një ndjekës dhe qëllimi ishte për të mbështetur të rinjtë e talentuar.

Ajo tha se ishte e gabuar shpërndarja e dokumentarit pa e ditur se cila ishte përmbajtja e tij, megjithatë argumentoi se kur e kishte mësuar për çfarë bëhej fjalë, e kishte fshirë. “Më vjen vërtet keq që mbështetja që doja të jepja pati një përfundim të tillë”,- mësohet të ketë thënë aktorja në gjyq duke shtuar se nuk ka qenë asnjëherë mbështetëse  e diçkaje pa dashuri.Shpërndarja me përmbajtje propaganduese e çdo materiali nga Organizata e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, vlerësohet si krim në Turqi, edhe për faktin se prej shumë dekadash, ushtria turke po përballet me rebelët kurdë. 25-vjeçare ka kërkuar ndjesë për këtë gjest të saj të pavetëdijshëm që për pak mund t’i kushtonte disa vite burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *