• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Çfarë ndodhi në mbledhjen sekrete të Këshillit të Sigurisë për kanabisin

Lajme, Të fundit



Në 11 nëntor të 2016-ës u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës së asaj kohe Bujar Nishani i cili në atë kohë e kishte konsideruar “alarmante situatën e këtij fenomeni në vend”.
Në atë kohë kryeministri Edi Rama e ironizoi presidentin duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it. “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së”, – u shpreh Rama, i cili shkoi për për një vizitë në SHBA. Në takim shkoi zv.kryeministri Niko Peleshi.
Sot Bujar Nishani ka kërkuar që të deklasifikohet ajo që ndodhi në atë mbledhje. Sipas Niahsnit në atë mbledhje pati të dhëna konkrete për trafikun e kanabisit në vend. Në një interyvistë për emisionin “Të paekspozuarit” ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mohoii që aty të kishin dalë të dhëna konkrete nga SHISH.
“Mbaj mend se kreu i shërbimit, Visho Ajazi Lika ka dhënë një informacion të përgjithshëm dhe pa emra. Ishte një informacion i përgjithshëm. Nuk është lënë të kuptohet se është i përfshirë shteti në trafik droge” – tha Kodheli. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *