• |
ide | kryesore

Klodiana Shala: Doja të birësoja një fëmijë e vetme

F1, Paparazzi



E ftuar në “Opinion” për të folur rreth raportit që ka mes familjes dhe karrierës, ka qenë Klodiana Shala e cila zbuloi se kohë më parë, kishte dashur të birësonte një fëmijë.

Klodiana, tregoi se gjatë periudhës së bashkëjetesës me partnerin e saj, karriera e kishte penalizuar për të sjellë në jetë një fëmijë. “Unë kam pasur një karrierë 20-vjeçare. Në pamundësi për të lindur një fëmijë iu përkushtova me të vërtetë karrierës. Dihet që kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës,për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte 6 muajsh, sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, i mrekullueshëm. Doja t’a adoptoja në atë kohë.”- u shpreh Shala. Por duket se dëshira e saj për t’u kujdesur për bebushin u la në mes për shkak të nënës së tij biologjike, e cila nuk donte ta jepte për birësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *