• |
ide | kryesore

Meta ‘kundër’ Ramës: Kur cënohet e drejta e gazetarëve është cënuar themeli i sistemit demokratik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka pritur një grup gazetarësh në Presidencë, në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër krimeve ndaj gazetarëve.

Meta shprehu solidaritet të veçantë për gazetarët e terrenit, që sipas tij, shpesh përballen me ngjarje të rrezikshme, vetëm për të qenë në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik.

“Kur deformohet dhe cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve pa dyshim që është cenuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik. Solidaritet të veçantë shpreh për gazetarët e terrenit, që raportojnë në mënyrë të menjëhershëm, shpesh edhe duke sakrifikuar e rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre, gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik”, – tha Meta.

Kjo pritje e Metës vjen pak ditë pasi Rama i ofendoi në një dalje të tij të publike para Kuvendit. Ndërkohë që kryeministri asnjëherë nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij ndaj medias, duke e quajtur këtë të fundit kazan.

 



1 Comment

  1. kur luan me ngjala lalzi,bllok mete,kokain balili,kanabis tahiri e brek xhelili,kur lun me pall sokol balla metes e rames ju shkerdhejn nenen ,grat,femijet etj frrok,dosha,rosha e shullaza.keta jen te krimit argat rama mer palla meta i jep edhe ngjala monika i jep rames mut se mos mer vesh gje ky matuf.floriri,meta ,drakulla ruqi jan kryetar te bandes se kanabisit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *