• |
ide | kryesore

Meta takon gazetarët e terrenit, Rama i quajti idiotë dhe kazan

Lajme



Pak ditë pasi Edi Rama lëshoi një lumë sharjesh dhe ofendimesh për gazetarët e terrenit, Ilir Meta organizoi një pritje në ambjentet e presidencës. Shkak për takimin është bërë Dita Ndërkombëtare për dhënien fund të mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve, por qartësisht Presidenti ka dashur të tregojë respektin për gazetarët e terrenit, për të cilët është bërë e zakonshme të fyhen nga Rama.
Edhe në fjaën që mbajti para gazetarëve, Meta premtoi mbështetje dhe solidaritet për gazetarët e terrenit.
“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj. Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”- tha Meta.
Prej disa ditësh, Rama fyen rregullish gazetarët e terrenit, duke i quajtur të paditur, idiotë, që nuk lexojnë, pjesë e kazanit, që nuk marrin vesh etj..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *