• |
ide | kryesore

Prapaskenat e dosjes Habilaj, ndërhyrja e organeve shqiptare dhe Saimir Tahiri, flet gazetari italian

Lajme, Të fundit



Gazetari italian, Dario De Luca konfirmoi sot se në përgjimet e grupit Habilaj, Saimiri që përmendet është ish-ministri i Brendshëm në Shqipëri.

Gazetari i njohur siçilian, që po ndjek nga afër këtë çështje, shkroi sot një kronikë për “MeridioNews” ku zbulon edhe detaje të tjera që lidhen me këtë grup të mirëstrukturuar kriminal.

10 të arrestuarit e grupit Habilaj u lanë në burg sot në Itali nga Gjykata e Katanias. Sipas De Lucës, avokati i Moisi Habilajt kërkoi revokimin e masës së arrestit për të, duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i mbajtur në burg. Por sipas gazetarit, prokuroria disponon prova që bindën Gjykatën të vendosë masën e arrestit për grupin.

Në shkrimin e sotëm për “MeridioNews”, Dario De Luca përshkruan edhe një takim që ndodhi, sipas tij, mes disa magjistratëve shqiptarë me disa prokurorë të prokurorisë së Katanias, këto ditë. Sipas gazetarit, biseda mes tyre mbetet sekrete, por, flitet se mund të jetë diskutuar mbi kërkesën për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali.

Kujtojmë që Seiti u arrestua nga policia shqiptare në Babicë, në Vlorë, si i dyshuar për lidhje me klanin Habilaj. Seitit sot iu ofrua statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në Shqipëri, por ai refuzoi.

Dario De Luca i bën një përmbledhje asaj çfarë ndodhi me Saimir Tahirin në vend, duke vënë theksin tek urdhëri i prokurorisë për t’ kontrolluar shtëpinë për prova që e lidhin atë me Habilajt, dhe gjysëm aksesin që i dha parlamenti shqiptar prokurorisë për të kryer hetimet.

De Luca njeh Moisi Habilajn si kreun e këtij gurpi, për të cilin shkruan se ka trafikuar mijëra ton drogë nga Shqipëria në Itali në krahinat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, në një periudhë kohore nga viti 2013, deri në 2017-tën.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. De Luca njeh Moisi Habilajn si kreun e këtij gurpi, për të cilin shkruan se ka trafikuar mijëra ton drogë nga Shqipëria në Itali në krahinat………fiuuuuu. i takon qe te ket trafikuar minimumi 1 ton droge cdo dite per tre vjet resht!!!!!!!!!! palogazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *