• |
ide | kryesore

Propozomi i deputeti i ‘Agimit të Artë’: Dërgoni avionë luftarakë mbi Himarë, t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i “Agimit të Artë”, propozim Parlamentit: Avionët luftarakë F16 të fluturojnë në Himarë. Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro, ka deklaruar mbrëmë se një deputet i partisë ultranacionaliste “Agimi i Artë në Greqi ka propozuar në parlamentin helen, që avionët luftarakë grekë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare.

Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare”, tha Goro mbrëmë gjatë një ndërhyrje në emisionin “Arena”.

Sipas gazetarit, fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve. Prej disa ditësh, në Himarë, policia dhe IKMT, kanë nisur një aksion në prishjen e disa ndërtimeve pa leje, në kuadër të investimeve publike në këtë zonë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *