• |
ide | kryesore

Replikat/ “O më i madhi i kastravecave’, Basha e Rama shkëmbejnë batuta në foltoren e Kuvendit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar sërish me akuza dhe batutta të ndërsjellta. Akuzave të opozitës për drogën dhe lidhjet me krimin, Rama i është përgjigjur se në PD ka një lloj kastraveci që nuk eskportohet, por rritet vetëm në gjirin e selisë blu.

E mënjëhershme ka qenë replika e Bashës, i cili i është drejtuar Ramës si “më të madhin e kastravecave.” Ndërsa Rama i ka kërkuar Lulzim Bashës që t’i shpjegojë se përse PD ka shkuar në Himarë ditën e djeshme, në një kohë kur në Greqi, opozita e atjeshme i ka dërguar letër BE-së që t’i kushtëzohet integrimit vendit.

Debatet:

Rama: Mbasi të japësh përgjigje, ose para se të japësh përgjigje, të dëgjova të thoje që në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka patate etj, gjë që e tregojnë shifrat…  në Shqipëri ka një lloj kastraveci, që nuk eksportohet, por kultivohet në llumin e Partisë Demokratike.

Basha: A e shikoni këtë kloun se si kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Pse e mbushe Shqipërinë me drogë? Pse e mbushe parlamentin me kriminelë. Ka një shprehje që thotë se streha e fundit e maskarenjve është patriotizmi… ti po na flet për patriotizëm?  Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Ja ku e ke transportin, o më i madhi i kastravecave… Eksporti jot është droga.

Berisha: Nëse kjo strukturë falike, vjen këtu dhe mbahet me struktura falike, unë propozoj që ta nxjerrim nga seanca.

Gramoz Ruçi: Ju lutem zoti Berisha, kjo nuk është replikë.

Rama: Në fakt ti Lulzim je një gramafon. Unë nuk besoj se ju jeni anti-kombëtarë. Por ju jeni të papërgjegjshëm. Ju nuk mbani përgjegjësi. Por sidoqoftë PD duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë shkelje ka bërë qeveria në Himarë në raport me ligjet e vendit. Mospërgjigja tregon se ju nuk mbani përgjegjësi për atë që bëni. Sepse shtysa e vetme që ju nxjerr ju këtu, është ankthi për një pushtet që nuk e merrni dot këtu por aty ku flasin shqiptarët. Dhe shqiptarët folën në 25 Qershor. Ju doni sherr? Ju vazhdoni bëni sherr, ne nuk do ju bashkohemi.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *