• |
ide | kryesore

Rrëfehet polici: Jam përdorues droge, kam jetën time private!

Lajme, Të fundit



Fatmir Meço, ish polic në Durrës u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pasi dyshohet se kontrollonte dhe mbronte shpërndarësit e drogës. I ulur në bangën e të akuzuarve, Meço pohoi se është përdorues, por e kishte mbajtur të fshehtë këtë fakt.
“Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2.5 vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge. Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”– ka thene ai. Polici u la në burg, bashkë me personin tjetër, me të cilin ishte arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *