• |
ide | kryesore

Shkarkohet drejtoresha e hipotekave Blerina Doracaj, Rama e emëroi dy muaj më parë

Lajme, Të fundit



Blerina Doracaj, Kryeregjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u shkarkua nga detyra, 2 muaj pas emërimit. Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë u publikua sot njoftimi për vendin vakant. Lapsi.al mësoi se vetë Doracaj ka qenë në punë sot dhe nuk dihet nëse është njohur me vendimin.
Motivet e shkarkimit janë të paqarta, por lëvizja e çorientuar tregon amullinë që ekziston në administratë, jo vetëm për shkak të shkrirjes së ministrive, kërkesave të militantëve për vende pune, por edhe për shkak të skandaleve të forta të javëve të fundit.
Por kush është drejtoresha e hipotekave?
35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste. Më parë ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Blerina Doracaj është e martuar me Bledar Doracajn, edhe ky një aktivist i vjetër në PS, sot Drejtor i Gjendjes Civile.
Biografia e publikuar në faqen zyrtare të PS
Blerina Doracaj (Shtylla) lindi në Tiranë, në 23 Shtator 1982.
Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ka kryer shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Në vitin 2005 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës me rezultate shumë të mira. Në vitin 2006 ka kryer kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në degën Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2013 ka përfunduar Shkollën e Studimeve Politike, financuar nga Këshilli i Evropës.
Ka nisur karrierën e saj në vitin 2004, si Administratore pranë zyrës së Tiranës të Organizatës “Terres des hommes”, e cila merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe luftën kundër të gjitha formave të abuzimit ndaj tyre.
2006 – 2007 ka punuar si Asistente Ligjore pranë misionit të OSBE/ODHIR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për Qeverisjen Vendore.
2007 – 2015 ka punuar pranë Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) në pozicionet e Oficeres Ligjore dhe të Prokurimeve si dhe shefe e Departamentit Ligjor dhe Administratës.
Nga viti 2015 – 2016 ka punuar si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ku ka luajtur dhe rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike.
Ka ofruar asistencë ligjore dhe ekspertizë në fushën e prokurimit dhe çështje të tjera ligjore në disa organizma.
Korrik 2015 e në vazhdim është Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë dhe Këshillit të Qarkut, Tiranë.
Ka kryer kualifikime dhe trajnime në Menaxhimin e Projekteve; Trajnim mbi Menaxhimin e Prokurimeve në Sektorin Publik (ITC-ILO); Menaxhimi i Financave dhe Prokurimit (IFAD); Trajnim mbi Mirëqeverisjen dhe barazinë gjinore, etj.
Aktivitetin politik, e ka nisur në moshën 17 vjeçare në FRESSH ku ka mbajtur edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (2001-2007);
Anëtare e bordit Këshillimor të FGSSH (2008 – 2012);
Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste për Njësinë Administrative Nr. 5 (2014-2016);
Aktualisht, Anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Bashkia Tiranë.
Aktiviste dhe mbështetëse e kauzave që kanë në fokus vajzat, gratë, fëmijët dhe familjen.
Blerina Doracaj është njohëse shumë mirë e gjuhës Angleze, Italiane dhe Gjermane.



3 Comments

  1. Drejtoreshe kjo, e drejtor i shoqi…E meritojne …me shkolle gjuhesh te huaja, dhe nuk guxoj te imagjinoj sa i “afte” mund te jete i shoqi..Meritokracia??!!

  2. Bashkeshorti i saj Bledar Doracaj eshte i perfshire ne afera pasi po ben rolin e Regjistruesit te tiranes verifikoni rastin e bllokut behet fjale per 300 mij euro bashkeshorti i saj eshte sekser

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *