• |
ide | kryesore

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Lajme, Të fundit



Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050.

Ky është përfundimi që kanë arritur dy studiuesit e Shkollës së Studimeve Ekonomike në Londër, Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt, të cilët kanë prezantuar përfundimet e një studimi të kryer mbi mundësitë e vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor për të përmbushur kriteret e anëtarësimit ne BE.

Ata parashikojnë në këtë studim se vetëm njëri nga vendet kandidate, dhe pikërisht Maqedonia parashikohet të përmbushë kriteret rreth vitit 2023, ndërkohë që Serbia dhe Turqia parashikohen të jenë pjesë e Unionit rreth vitit 2030.

Vendi i fundit që iu shtua Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor ishte Kroacia në vitin 2013, por shtetet e tjera duken larg perspektivës që të përmbushin të gjitha kriteret për të cilat këtij shteti iu deshën më shumë se dhjetë vite negociata.

Studimi i tyre bazohet në mundësinë e secilit nga vendet për t’u përshtatur me ligjet, kapacitetet dhe kostot administrative të vendeve pjesë të Bashkimit Europian, shkruan Klan Plus. KE ka planifikuar te anëtarësojë deri në vitin 2025 Serbinë dhe Malin e Zi ndërsa për vitet e tjera strategjia e re e zgjerimit do të publikohet në tre mujorin e parë të vitit 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *