• |
ide | kryesore

Telekom partner me OKB në Shqipëri: Nis puna për realizimin e objektivave globale

Stil



Telekom Albania deklaroi partneritetin me Kombet e Bashkuara me qëllim nxitjen e veprimeve dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Sipas njoftimit, do të punohet konkretisht për t’i kthyer në realitet Objektivat Globale.

Njoftimi:

Kombet e Bashkuara dhe Telekom deklarojnë partneritetin për një shtysë të axhendës së Objektivave Globale në shqipëri

Tiranë, 1 nëntor 2017:  Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Telekom Albania kanë nisur një partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Kombet e Bashkuara dhe Telekom Albania do të punojnë së bashku për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gjenerimin e mbështetjes për Objektivat Globalë, ndërkohë që do të zbatojnë veprime konkrete për t’i kthyer në realitet këto Objektiva Globalë. Kombet e Bashkuara dhe Telekom kanë bashkuar përpjekjet për t’i sjellë OZHQ-të më pranë studentëve, mësuesve, bizneseve, botës akademike dhe komuniteteve në përgjithësi.  Fushata ka për qëllim angazhimin e njerëzve që të bëhen pjesë e zgjidhjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *