• |
ide | kryesore

Tentoi të hidhet nga kulla e TEC-it në Kuçovë, zbret pas 10 orësh 32-vjeçarja

Lajme, Të fundit



Zbret pas 10 orësh nga kulla e TEC-it, 32-vjeçarja që kërcënonte me vetëvrasje, në Kuçovë. Policia, në bashkëpunim me një psikologe ka bërë të mundur bindjen e gruas e cila që prej orës nëntë të mëngjesit ka tentuar të hidhet nga kulla e TEC-it.

Mesohet se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Elona Bregu dhe thuhet se para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla.

Bregu është pastruese në Bashkinë e Kuçovës dhe ajo pretendon se është hequr nga puna.

Bashkëshorti i Elonës u shpreh për ‘News 24’ se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Një përfaqësues i Bashkisë së Kuçovës u shpreh se nuk bëhet fjalë për largim nga puna, por vetëm ristrukturim brenda isntitucionit.

“Zonjës nuk i ka thënë njeri që do të ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë” – u shpreh përfaqësuesi i Bashkisë së Kuçovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *