• |
ide | kryesore

Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek deputetët socialistë

Lajme, Të fundit



Seanca e djeshme plenare ka vazhduar deri në orën e para të mëngjesit dhe është shoqëruar me diskutime të gjata. Ndërkohë, në foltoren e Kuvendit është ngjitur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vazhdoi me qëndrimin e tij se deputetët e mazhorancës ishin ulur në karriget e Kuvendit falë fushave me hashash.

E përveç kësaj ai u ndal të akuzonte sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për përfshirje në Trafikun e drogës. Sipas Bashës, Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës.

Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”, – u shpreh ai.

Por në një moment të fjalës së tij, Lulzim Basha ka ngatërruar fjalën kanibalizim me kanabizim dhe për një çast deputetët socialistë kanë nisur të qeshin.

 



1 Comment

  1. te ju thua deputet grupit qelbesir te rames esht si ti thuash avionit mushkonj.por ja qe ka kazan qe edhe sot qeshin se rama me kazanet qihen ne grup me habilajt e shullazet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *