• |
ide | kryesore

FOTOT/ Haki Çakon e shmangin nga pritja e Ministrit të Brendshëm të Italisë

Lajme, Të fundit



Italiani u paraqit në hyrjen e godinës së Ministrisë së Brendshme të shqipërisë i shoqëruar nga një delegacion. Ashtu siç kishin paralajmëruar, pjesë e delegacionit ishin oficerë dhe drejtues të Guardia di Finanza.
Me një buzëqeshje dhe përqafim e priti i vetëm Fatmir Xhafaj. Haki Çako nuk u duk gjëkundi. Nuk dihet nëse zgjedhja për ta shmangur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka qenë e Fatmir Xhafajt apo e Marko Minitit.
Në rastin më të mirë ministri e kishte urdhëruar të rrinte brenda në zyrë, për ta shmangur nga syri i mediave. Në rastin më të keq, Haki Çakon nuk kanë pranuar ta takojnë drejtuesit e policisë italiane.


Shikoni fotot që u shpërndanë nga LSA. Fatmir Xhafaj është i vetëm mes italianëve. Bien në sy uniformat e oficerëve të huaj, por asnjë nga Policia jonë e Shtetit.
Haki Çako ka shmangur në maksimum daljet publike që pas skandalit të Habilajve. Në përgjimet e dosjes së Katanias, Moisi Habilaj i mburrej italianëve se kishte ndodhur që vetë shefat e policisë i ndihmonin trafikantët të ngarkonin kanabisin në gomone. Nga dosja e përgjimeve janë publikuar në media vetëm 416 faqe.© Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *