Në fjalimin që mbajti para Ministrit të Brendshëm italian, Marko Miniti dhe gjeneralëve që e shoqëronin atë, Fatmir Xhafaj ia tregoi partnerëve se kush e bëri trafikun e drogës. Sipas tij ishin disa fermerë të pafajshëm dhe disa policë të paaftë, të cilët kultivuan kanabisin që sot ka pushtuar Italinë.
“Një vit më parë në 2016, jo shumë larg u konstatua një rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit, nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u analizuar. Dëmi ishte i madh dhe shumëplanësh, u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, u përfshinë në një mënyrë ose tjetër, disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë, shumë të tjerë heshtën” u shpreh Ministri ynë i Brendshëm.
Në fjalim munguan bandat e trafikantëve, si ajo e Habilajve që janë arrestuar në Itali. Nuk u përmend as paraardhësi i Xhafajt në ministri, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Për qeverinë Xhafaj foli fjalët më të mira dhe i la meritën që reagoi shpejt: “Në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë”
Po të ishte për qeverinë shqiptare, gomonet e mbushura me drogë do të vazhdonin të pashqetësuara udhëtimet drejt Italisë. U deshën 4 vjet përgjime të Habilajve, kushërinjve të Saimir Tahirit, që qeveria të merrte masa për trafikun e kanabisit. Ndoshta Fatmir Xhafaj foli ndryshe në takimin me dyer të mbyllura me Marko Minitin. Nëse është bërë qesharak edhe aty, me siguri do të kemi lajme të tjera përtej detit.
I njejti realitet i para nje apo dy vitesh, kur u “zhduk” 99.8% e cannabis-it ne Shqiperi… Shqiperia shkemb graniti, far ndricues ne Mesdhe…
gramoz ruqi e fatmir xhafa njeri ujk tjetri skrraj ,njeri mburet tjetri qan ,kan zagar tahir e rama po ju dhe mut keta thon na dha mjalt,e kam per nji miljon qelbesirat qe u besojn,ku hyn baut topi,ina edvinka rama,spartamut ngjela etj.
te verteten tregojne keta, e njohen realitetin dhe reaguan dhe ja ku jemi tani qe e kemi mposhtur kete realitet
Vetem per keqinformim jan kthyer mediat, Eshte bere analiz se si eshte zhvilluar procesi shume e thjesht
O njerez shikon rendesine e dites se sotme,askush nuk e hedh dot poshte faktin qe ministri Italian eshte ketu dhe po bashkepunon me ne,mjaf u moret me fjale te kota.
U bete dhe ju te lapsit te nxirrni gjera te kota ,merruni me faktet o njerez,ai ka muaj qe po e lufton kanabisin dhe krimin mesoni te vleresoni.
Qe kur keshtu keni filluar te devijoni fjalet??Ne vend qe te shikoni rendesine e dites se sotme merreni me pallavra.
Keshtu jemi ne shqiptaret shajme njeri tjetrin nga inati.Ne vend qe te themi bravo i qofte se sa erdh ne detyre realizoi gjithe keto pune dhe prandaj po na shofin me sy te mire te huajt.