• |
ide | kryesore

Kim Jong Un kërcënon Japoninë: Nëse prisni Trump-in do ju fundosim në det

Planet



Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un kërcënoi Japoninë se do t’a zhysë në fund të detit nëse presin Donald Trumpin javën e ardhshme.

“Tragjik është fakti që Shinzo Abe po vë të ardhmen e Japonisë dhe jetën e njerëzve të vendit në rrezik. Nëse ata i bashkohen ideve të çmendura të Donald Trump, do t’i shohin ishujt e tyre në fund të detit” –kërcënoi vendi komunist.

Kim lëshoi raketa mbi Japoni në muajin shtator dhe ekziston frika se ai mund ta bëjë sërish të njëjtën gjë kur Trump të jetë në këtë shtet.

Kryeministri i rizgjedhur japonez Shizo Abe u zotua se do ta vendosë në rend dite të bisedimeve me Donald Trump, çështjen e kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Kjo deklaratë erdhi pas zbulimit të djeshëm nga frika se Koreja mund të ketë në plan diçka në momentin që Presidenti i SHBA do të jetë atje. /LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *