• |
ide | kryesore

“Marca”: Drama e Santi Cazorla që rrezikoi të mos ecte më

F1, Sport



“Kalvari i Cazorla”. Ishte kjo faqja e parë e të përditshmes spanjolle “Marca” që ka rrëfyer historinë e dhimbshme të futbollistit të njohur të Arsenalit, Santi Cazorla. Ai u largua nga fushat për shkak të këputjes së tendinës së Akilit.
“Odisea” e mesfushorit spanjoll e ka fillimin në nisje të sezonit të kaluar duke kaluar më pas në 8 operacione të vështira me shpesën që një ditë ai do të rikthehet në fushë. Fotoja e faqes së parë tregon shenjën e operacionit dhe më pas mbjelljen e lëkurës me një pjesë të marrë nga krahu ku ndodhej një tatuazh.
Problemi ishte se plaga nuk po mbyllej. Hapej pafundësisht dhe infektohej” – ka shpjeguar lojtari që ua besoi operacionin mjekëve spanjollë pasi ata britanikë i kishin thënë: “Nëse do të arrish të ecësh në kopsht me djalin tënd do të jetë një fat i madh për ty”.
Ishte mjeku Mikel Sánchez që zbuloi infeksionin e thellë dhe i riktheu shpresën. Ëndrra e tij është rikthehet sërish në fushë që në janar të këtij viti me Arsenalin me të cilin ka një kontratë që përfundon në qershor. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=Wf-ffiS0fP0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *