• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm italian në Tiranë/ A do të gënjehen përsëri fqinjët për kanabisin?

Lajme, Të fundit



Një vit më parë, Guardia di Finanza konfirmonte Saimir Tahirin me shifrën e famshme, të 99.8% të parcelave të shkatërruara me kanabis. Përgënjeshtrimin ia bëri flota e gomoneve me drogë nga Shqipëria, që u derdhën në brigjet italiane për një vit rresht.
Sot Marko Miniti, Ministri i Brendshëm italian është në Tiranë sërish për kanabisin. Do të pritet jo vetëm nga homologu i tij, Fatmir Xhafaj, por edhe nga presidenti Ilir Meta.
Pas kësaj do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Në Itali është rihapur debate për legalizimin e kanabisit. Prokurori i Antimafias Franko Roberit tha se kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur vrasjet dhe trafikun e drogës që kontrollohet nga bandat shqiptare. Pritet me kuriozitet qëndrimi i Marko Minitit përkundrejt autoriteteve shqiptare. A do t’i përgëzojnë sërish për shkatërrimin e parcelave me kanabis siç bënë një vit më parë, apo këtë vit do të tregohen më të kujdesshëm?



10 Comments

  1. Nje vizite e tille dhe bashkupnimi mes vendeve fqinje eshte ogur i mire per te zhdukur cdo rrenje kanabis nga territori shqiptar.

  2. Me ne fund kemi bashkpunim te gjere me vendet e huaja. Besoj shume shpjet duke forcuar bashkpunimin me vendet fqinje, rruga drejt BE do te jet me e lehte

  3. bashkepunime te tilla jane shume te rendesishme per vendin tone.shyqyr qe po behet nje gje e tille dhe presim akoma me shume bashkepunime te tilla sepse duhet edhe mbeshtetja e te huajve.

  4. sa mire keshtu.shume vite demokraci per vendin tone pa pasur bashkepunime .fillimi i mbare eshte gjysma e punes.

  5. Jam polic dhe keto 20 vite nuk mbaj mend takim si ky i sotmi .Ndjehem i nderuar pasi puna ime po vleresohet

  6. Me behet shum qejfi qe po degjojm lajme te tilla te cilat na japin edhe me shum shprese per te ardhmen e vendit tone e me ne fund te behet pozitive ne kuader te ketij bashkepunimi

  7. Ne Shqiptaret jemi te prirur te hedhim dyshime mbi gjithcka.
    Por harrohen shume shpejt qindrat e aksioneve qe jane ndermarre vetem sivjet dhe ne baze te te cilave jane shkaterruar me qindra tonelata droge dhe dhjetra te arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *