• |
ide | kryesore

PD-LSI bashkojnë votat, nuk i hiqet mandati kryebashkiakut demokrat

Lajme, Të fundit



Rrëzohet kërkesa e dy anëtarëve të PS-së në KQZ për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. PD dhe LSI bashkuan votat, kundwr ndwshkimit nga ligji i dekriminalizimit. Pas debateve dhe tensioneve që shoqëroi këtë mbledhje, anëtaret e PD dhe LSI vlerësuan se për këtë çështje është diskutuar njëherë në 2016-ën, ndërsa KQZ ka mbajtur një qëndrim që mandati nuk duhet ti hiqej. KQZ voti me 4 vota kundër dhe 3 Pro heqjes së mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Kapllanaj.

Denar Biba dhe Bledar Skënderi, dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë depozituar në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *