• |
ide | kryesore

50 zv.ministra në qeverinë e Kosovës, Haradinaj: Është një proces që s’mund të ndalet

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, konfirmoi atë që është bërë objekt debati e shakaje në opinion ditëve të fundit për mbipopullimin e kabinetit qeveritar me Zëvendësministra.

Pas vizitës që bëri të premten te ministri i Financave Bedri Hamza, kryeministri u pyet nga KALLXO.com se sa zëvendës ministra ka emëruar deri tani dhe se a do të vazhdojnë të tjera emërime.

Ai tha se deri më tani janë emëruar rreth 50 zëvendës ministra në 21 sektoret ministrorë që ka qeveria e Kosovës, ndërsa la të hapur mundësinë edhe të emërimeve tjera.

“Është një proces në vazhdim dhe numri ka mrri diku në 50 zëvendës ministra… Muj me ju thanë se nuk është pare e humbur e buxhetit të vendit për shkak se dinamika është ndryshe”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *