• |
ide | kryesore

Fijet që lidhin Saimir Tahirin me Orest Sotën

Kryesore



“Për momentin nuk mund të flasë për çështjen”. Ky është reagimi i vetëm deri më tani i Saimir Tahirit pas arrestimit në Elbasan të 25-vjeçarit Orest Sota. Atij iu gjetën në makinë rreth 860 mijë euro cash, si dhe patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm dhe bashkëshortes së tij. Heshtja e Saimir Tahirit, por edhe deklaratat e para të Orest Sotës, djalit të një biznesmeni të njohur ng Vlora, e rëndojnë më shumë pozitën e ish-ministrit të Brendshëm.

Sota ka thënë në polici se paratë i kishte me vete pasi do të blente hekur te kompania ‘Kurum’, por kjo nuk ngjan të jetë e besueshme pasi transaksione të tilla nuk bëhen asnjëherë me para cash, por kalojnë përmes bankës. Nuk është e besueshme gjithashtu as dekarata e tij se nuk e njeh Saimir Tahirin, ndërkohë në sistemin TIMS figuron se ata kanë udhëtuar disa herë së bashku me njëri-tjetrin jashtë shtetit.

Ky fakt është administruar në dosjen hetimore të Prokurorisë së Elbasanit dhe nga ana tjetër rrëzon një tjetër pretendim të Orest Sotës, se patentat e skafit në emër të Saimir Tahirit ishin harruar në makinën e tij nga shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm. Dosja me përgjime e Habilajve e publikuar disa javë më parë, e bën të vështirë të besohen të gjitha këto rastësi që implikojnë Saimir Tahirin.

Sidoqoftë duhen pritur hetimet e Prokurorisë. Orest Sota figuron në Qendrën Kombëtare të Biznesit të ketë në pronësi kompaninë “Eco construction and partners”, e regjistruar në vitin 2015. E vetmja punë e saj është rikonstruksioni i  komisariatit Nr.6 të policisë. Është komisariati që mbulon zonën e ‘Kombinatit’, zonën elektorale të Saimir Tahirit. Arrestimi i Orest Sotës u krye më datë 1 nëntor 2017, por policia e mbajti të fshehtë ngjarjen. Lulzim Basha tha se kjo ndodhi me urdhër të Edi Ramës.

Më pas në reagimin e policisë nuk u përmend patenta e Saimir Tahirit dhe as shuma e gjetur e parave. Sot 25-vjeçari doli para Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë, që iu caktua ‘arrest me burg’. Kjo ngjarje rëndon akoma më shumë pozitat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ‘trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.

©LAPSI.al 

default image



4 Comments

  1. ju ka ramaaaaa derraaaaa e tahiriiii thiii,
    ju ka rama deleeeeee ju ka e xhafaj zheleeeee.
    21 janarin bet per nji bllok meteeeee
    nuk e shifni veten ,jeni ber qenefeeee.

    ju dhjen frroku ju pshur koqo
    ju perdhunon roshi,e
    ju qin xhelili e doshi.

  2. ‘ POR POLICIA E FSHEHU LAJMIN ‘ Si nuk rrime ne shqiptaret pa i nxjerre bishta cdo gjeje..

    Policia e kapi, thirri prokurorin dhe 6 ore me mbas u deklarua ne faqen internetit te policise vetem mbasi prokurori qe mori ceshtjen ne dore e lejoi nje gje te tille..
    Pse duma ti japim pamjen e ‘KONSPIRACIONIT ‘ cdo gjeje ? Apo keshtu na e do ‘ lufta politike’ ..
    O gazetare hiqni dore nga deformimi i lajmeve, krijimi i insinuatave te paqena , shpifjeve se po beheni te rrezikshem per kedo.

  3. dil dhe nji here te kol balla se ndoshta te ben pune se piari juaj eshte top chanel po ska gje qe jua lan zullumet o tufe bastardesh ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *