• |
ide | kryesore

FOTO/ Dalin detaje të reja, kush është 20-vjeçari i plagosur në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka hedhur dritë me pak informacione mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar. Mësohet se i riu ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne spitalin rajonal. Policia thotë se rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri. Policia sqaron se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultuar se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H.B. (Hermes Beqiri) 20-vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në policinë e Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *