• |
ide | kryesore

Johnny Depp, tapë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express”

Arkiva



Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër. Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një ndihmës, duke çuar në supozimet se ai kishte lejuar vete disa gota përpara nisjes.

Kështu së paku bëri të ditur një burim i The Sun, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”.

Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh. I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.

Ylli u tha gjithashtu se e kishte vizituar klubin famëkeq të Londrës, ‘The Box’, një natë më parë, thuhet në burimin e brendshëm të The Sun:

”Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rregullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *