• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol para derës së banesës së Kryetarit të Bashkisë Mat

Lajme, Të fundit



Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Drita” në Burrel.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës së Kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshpushimin e katit të 4 të një pallati.

Lënda plasëse ishte vendosur në sheshpushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit Nezir Rizvani, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe Nezir Rizvani, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.

Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *