• |
ide | kryesore

Berisha tromaks italianët në RAI: Bëhuni gati për 10 mijë ton kanabis nga Shqipëria!

Lajme, Të fundit, Video



Reportazhi i emisionit Estovest që transmetohet në RAI 3, nisi me një deklaratë të fortë të Sali Berishës, që ka folur për kultivimin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria.

“Një gjë dua ta nënvizoj për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur. Sepse janë 10 mijë ton kanabis, të fshehur në tunelet e Shqipërisë” shkruan Berisha që ka tromaksur gazetarin italian, i cili duke u bazuar në fjalët e Berishës, thotë se “e gjithë Europa duhet të bëhet gati për cunamin e hashashit që do të nisë nga Shqipëria”.

Dhe vërtet, në kronikën që sjell nga Shqipëria gazetari italian ka gjetur edhe tunelin e boshatisur nga kanabisi pranë Rinasit, edhe përgjimet e Habilajve që flasin për Saimir Tahirin, edhe raportin e OSBE-së që flet për blerjen e votave dhe zv.ministrin e brendshëm që i thotë se nuk di sa policë janë arrestuar për kanabisin. Për më shumë shikoni videon më poshtë:



2 Comments

  1. Cfar esht kjo “tromaksu” o fundi kazanit te gazetarise o greku ju qift robt juve aty dhe jo atyre qe po presin sonte jasht ne rradhet e gjata ne doganat greke per nji cop buk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *