ide | kryesore

Pse nuk duhet rrëzuar Edi Rama

2, Ide

Skandalet e neveritshme që po i lënë vend njëra tjetrës i kanë nxitur krerët e dy partive më të mëdha opozitare të shpalosin me nxitim fundin e Edi Ramës dhe të kërkojnë largimin e tij. Të nisur nga implikimi i pamohueshëm me trafikantët e drogës, nga pafuqia për tu ndarë nga bashkëpunëtorët që e mbajnë peng, nga brerja totale e moralit të rilindjes dhe nga paaftësia për të qeverisur këtej e tutje, kundërshtarët e tij po kërkojnë të lajnë duart sa më shpejt me të.
Në të gjithë këtë nxitim ka në fakt një qasje të gabuar strategjike që shkon në drejtim të kundërt me interesin publik.
Jo, Edi Rama nuk duhet rrëzuar me nxitim dhe tani për tani. Dhe kjo, jo për ndjesinë perverse që i bën ekzekutorët ta mbajnë sa më gjatë viktimën e tyre me litarin në fyt. Edi Rama duhet lënë në detyrë, sepse këtë herë loja nuk duhet të mabrojë vetëm me goditjen e tij, por me shembjen e të gjithë sistemit që ai ngriti.
Prandaj shoqëria duhet të veprojë me të (për të marrë një shembull nga kronikat e fundit) njësoj si prokuroria e Katanias veproi me përgjimet Habilaj -Tahiri. Ajo nuk bëri arrestime që me kapjen e ngarkesës së parë, por priti gjatë deri sa zbardhi gjithë mënyrën se si funksiononte banda.
Për të njëjtën arsye edhe Edi Rama nuk duhet rrëzuar që pas kësaj goditjeje. Kjo tani duket e lehtë, sepse ai ngjan me një qen të rrahur dhe të kapur me duart të zhytura në krim. Por, pikërisht për këtë, ai duhet mbajtur edhe pak në zyrën me flutura.
Sepse duke ditur pozitën e tij me brekë nëpër këmbë, aty do të dynden këtej e tutje të gjithë ujqërit grabitqarë të vendit. Të gjithë ata që e kanë mbështetur deri sot dhe të gjithë ata që do duan t’i rrëmbejnë edhe firmën e fundit në këtë moment të vështirë.
Edi Rama duhet mbajtur në atë zyrë në mënyrë që të gjithë ne së bashku të identifikojmë, tok me të edhe njerëzit që do vazhdojnë të marrin koncesione prej tij, pazarxhijtë që do e shfrytëzojnë këtë fund pushteti për të rrëmbyer lejet e ndërtimit, gazetarët që do fusin në xhep bakshishin e radhës për të dalë të mbrojnë të pambrojtshmen në studio televizive.
Mbajtja e Edi Ramës këtej e tutje në zyrë, më shumë sesa e dëmi që ai i bën këtij vendi sa herë që shkel atje, është e dobishme për shoqërinë, se ajo na bën më të dukshme se kush është në anën e së mirës dhe se cilët janë në kampin e së keqes.
Se cilët janë aleatë me krimin e drogën dhe duan të përfitojnë prej tyre dhe cilët janë të barrikaduar kundër këtij grupimi, politikanësh, oligarkësh dhe gazetarësh të paskrupullt.
Prandaj nxitimi për ta zbythur këtë kryeministër nga godina ku ngjiti markizën dhe mbolli kërpudhën nuk është gjëja që na duhet më shumë sot.
Tani, pushteti në agoni i Edi Ramës ka vlerën se, bashkë me të ne mund të identifikojmë të gjithë atë racë keqbërësish dhe oportunistësh, që mbrojnë edhe të pambrojtshmen për hir të përfitimeve vetiake.
Për këtë arsye, teza e opozitës se Rama duhet rrëzuar sot, nuk është ajo e duhura. Ky vend duhet t’j japë fund një herë e mirë flirtimit me idënë: “të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”.
Për më shumë se dhjetë vjet ne kemi parë të parakalojnë para syve tanë, Ilir Meta, Fatos Nano, Sali Berisha. Një nga një i kemi rrëzuar të gjithë. Po asnjëherë nuk i kemi prekur, por në të kundërt i kemi forcuar, të gjithë racën e atyre që kanë vjedhur dhe kanë bërë krime bashke me ta.
Këtë sërë të pandëshkueshme nga të gjitha pushtetet, Edi Rama po e përdhos edhe më keq. Ndryshe nga pararadhësit e tij, ai po e detyron atë, që në këmbim të fitimeve vetjake të bëhen komplisë edhe me pushtetin e krimit dhe të trafikantëve.
Paradoksalisht, ndonëse me kosto të mëdha, Edi Rama duhet të qëndrojë edhe pak në zyrë. Për të identifikuar aleatët e tij, biznesmenët që përfitojnë dhe personazhet publikë që e mbrojnë. Vetëm në këtë mënyrë, nesër, shoqëria do ta ketë më të lehtë të vendosë vijën ndarse midis atyre që ishin pro të keqes dhe atyre që u përpoqën t’i rrezistojnë asaj. Dhe kjo është një e mirë ku e ku më e madhe sesa thjeshtë shporrja e një njeriu.
©Lapsi.al

25 Comments

  1. O zogu mos ja fut si kau pels , rama ka mshtetjen e shumices s votusve dhe ky osht problemi juej ,i anal istave + frontit. Gjoja mo e mir qi ju analistat e qadres duhet t boni osht t rihyni n qader bashk me frontin .Qi t jeni tamon fitusa duhet qi ideologu juej mo i modh t jet ari.

    1. O fshatar që shkruan si “tirons”, Sot vetëm ndonjë idot ose ndonjë rogëtar që nuk e meriton rrogën se është i paaftë të bëjë punën për të cilën paguhet, mund të shkruajë kështu.

      1. bushat
        shife pak temen e mero bazes ka qe kur filloi ceshtja tahiri nuk lejon me shume se 1 koment kunder kryetarit te bandes rilindja.
        eshte po ky njeri qe ti e mbroje kur e sulmonte berisha po edhe kur e rrahu rezart taci
        nuk ke nevoje per shume fakte, ky ishte nje nga perfituesit e reklameve te klemend balilit ky eshte nje nga njerzit qe po mbron me shume se kushdo banden ne pushtet.
        sepse qe qeveria e ketij banditi ka rene kete e kupton kushdo
        pyetja eshte se kur do e arestojne kete bandit!!!!

        1. ado
          unë personalisht nuk çaj më dot ke mero prej vitesh!!
          por mos u mërzit!!mero i ka dhënë provat me kohë!!një herë na gënjeu duke thënë se nuk “ha më”!!por kot si thonë “mos e lër qënin të hajë mut,se nuk pranon gjë tjetër pastaj”!!kështu dhe mero,pasi u bë më sali se saliu dhe më armik se saliu me tosin dhe edin,për një dru(ashtu shpejt e shpejt)u shëndrua në të kundërtën!!kujtuam se do të qëndronte opozitar i përjetshëm,por na e hodhi paq!!ja rifilloi me mutin prapë!!tashti thotë se është mut i thatë dhe se është ndryshe nga i njomi!!ndoshta ka të drejtë,por mua mut më duket gjithnjë!!
          si po duken bathët dhe këta që janë opozitarë me ramën,bushati,në mos bëjnë lojën e tij,të paktën po ja fusin si kau pelës!!

  2. Akoma nuk i ke identifikuar bashkefajtoret e k/m… bashkepunetoret dhe oligarket qe e “udhqejne”? Ti kerkon ti japesh kohe? Asnjehere nuk je treguar i sinqerte ne shkrimet e tua per Ramen dhe Rilindjen.

  3. Shkrim qe nuk zgjidh asgje,Pse ne doren e Bushatit eshte qeveria?Me shume mund te te mrezise ky shkrim se sa jep ndonje kanal dije.Do heqim nje K.r dhe do veme nje kelluf Ka.i,aman o Bushat beji thirrje Blushit se eshte gati te vije por s’ka elektorat i ziu zyrtar.Kjo loje eshte pune interesash,vetem nje idiot si Nano jep doreheqjen ne Shqiperi….oh sa ka pare ky popull.

  4. Per mua Rama moralisht ka rene. Problem eshte se me ke do zevendesohet? Me Bashen!!!!Me Kryemadhin!!!!. Çfare kane ma pak apo me shume se Rama keta te dy? Asgje! Do te me pelqente qe PS ta largoje Ramen, te vendos nje kryeminister normal, besoj se kemi njerez normal ne shoqerine tone, te fillonte katarsin e politikes dhe shtetit shqiptar dhe ta coje vendin ne zgjedhje sa ma shpejt qe te jete e mundur. Ne te kunderten shqiperia shkon drejt kenetezimit ekstrem. Vitingu duhet te hyje me urgjence ne efikasitet, sepse une nuk shoh ndonje institucion tjeter i shtetit shqiptar, qe te jete i afte te beje pastrimin e se keqes se madhe.

  5. anonimus fytyr e hund be te rames anus nuk e nxjerr edhe po te dhjer rama helm.aq e kan droguar sa muti mjalt i duket siq ju duket dhe nja 1 miljon derrave e deleve te enverit,ruqit e gjafes.

  6. Qe te identifikohet qarte dhe paster gjithshka,duhet qe Edi Rama te rrije ne pushtet edhe nje legjislature tjeter. Po pra,qe te zbulohen te gjithe ata qe e mbeshtesin,qe marrin koncesione dhe qe jane bere milionere. Dhe mbasi i zbulon ata se kush jane, u ha mutin!

    1. tomo
      pikërisht!!
      pasi ti kemi(janë me kohë)identifikuar!?
      ju bëjmë një gojore!!
      dhe bushati do të jetë kryegojori!!
      filloi të flasë përçartë dhe ky.

    2. tomas je duke ja henger mutin por nga kokaina qe merr ti e rama negjmija e ruqi mutin ju ka ber mjalt.bastard,kokpalare ju tha meta dhe i hengret ne vend te bllokut ngjal e pall.po bllokun ku e futet,a per nji ngjal bet ter at 21 janar.

  7. ju durut o kafsh e shtaz lenini,stalini enveri 55 vite robri,kafaz ,burgje ,internime,vrasje,bar ne vend te bukes,e nuk po e duroni qelbesiren rama 20 30 vite,doshi ju shkerdhen,ndoka ju trafikon,roshi ju perdhunon,frroket e aleksander xhuvanet etj ju vrasin,ruqi ju dhjen rama me shurr ju lan e tahiri me kanabis ju than.

  8. Po kush mund te vije ne vend te Rames? Basha pa byth dhe loqe apo Monika me thes,apo Sala me gjith familjen dhe Fazllicin…ndoshta Ndoka ..apo Blushi qe s’ka asnje vote…Eshte loje shume e madhe sa Bushati ndoshta e ndjen apo eshte ne Golem akoma?

    1. basha te beri njeri te udhton ne bot i lir si zog, ,nga kafsh e shtaz enveri qe ishe.rama ju beri mbjelles e korres ,trafikant kokaine e kanabisi , horra e lavir , prostitut qe motrat e nenat roshi ,doshi,ndoka ,prenga jua perdhunojn ne grup te mitura e i trafikojn per dy lek .vetem qe tahiri,rama, ruqi i stalinit, xhafa i leninit te ju qijn ne goj,tru e byth.

  9. Dihet kush jane bashkepunetoret e Rames. Ata quhen Samir Mane, Aleksander Frangaj, Cet Kastrati, Delijorgji, Tom Doshi, Bashkim Ulaj, Ram Geci, Henri Cili and co. Nuk e di a do keni ndonjehere guxim ti permendni apo jo, po keta njihen.

    Problemi eshte qe keta kane blere edhe PD-ne po aq keq sa PS-ne, sa aty nuk ua permend njeri emrin.

  10. Bravo biri im Andi, te lumte sa bythe e zgjuar qe je ne mbeshtetje “ndershmerisht te Rames”. Te perqafoj fort… gjyshja.

  11. bushat ke shkruar boll,në shikimin e parë duket shumë e zgjuar,por në fund të fundit është budallallëk!!
    përse do të thuash ti!?
    thjeshtë bushato,”Për këtë arsye, teza e opozitës se Rama duhet rrëzuar sot, nuk është ajo e duhura. Ky vend duhet t’j japë fund një herë e mirë flirtimit me idënë: “të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”.”,e thu vetë në këto dy fjali!!
    pra në politikën shqiptare,pavarsisht se flitet për OPOZITË,në fakt nuk egziston një e tillë!!në poliitkën shqiptare egzistojnë dy grupe të qarta politiko-kriminale që në marrveshje mes tyre kanë ndarë zonat e shfrytëzimit jo në hapsirë,por në kohë!!
    këtë që thua ti,se më parë duhen identifikuar-“Se cilët janë aleatë me krimin e drogën dhe duan të përfitojnë prej tyre dhe cilët janë të barrikaduar kundër këtij grupimi, politikanësh, oligarkësh dhe gazetarësh të paskrupullt.”-e pastaj??
    si fillim -kush do ti identifikojë??
    si vazhdim -kush do ti ndëshkojë,kush do të presë trajektoren e tyre??
    pordhët e syfyrit bushato??
    në shqipëri nuk egziston një opozitë e vërtetë që ka për zëmër mbarvajtjen e shtetit!!në shqipëri është pjerdhur që mëndësia e drejtimit të shtetit në të gjtha nivelet shoqërore!o bushat!!
    përpara se të kërkosh mbajtjen e ramës si karrem në pushtet!?
    kërko,ndërto opozitën e vërtetë që të ketë për zëmër atdheun tonë!!
    nuk mund të kërkohet të rrëzohet rama për të sjellë për herë të TRETË SALI BERISHËN!!
    a e di se çdo të thotë kjo o bushat??
    ke pjerdhur komplet nga trutë!
    unë akoma jo!!
    prandaj gjeji diku poshtë vetes vëndin këtij shkrimi!!

    1. anticensure…. i ke thene te GJITHA…. por nje fjale e urte e nje komshiu thote…. ne dere te shurdhit… trokit sa te duash…

  12. Bushat. Te kuptoj qe ke nder mend Etienne de la Boetie ” Nuk u kerkoj qe ti vini duart ne fyt tiranit, por vetem mos ta mbeshtesni me. Dhe do te shihni si kolos i madh te rrezohet ne peshen e vete. ” Gjendja jone Bushat eshte qesharake shume per tu mare serjozisht prandaj dhe keto thenie te mencura e te ndritura nuk mund te aplikohen per te tille zullumqare, se keta as tiran se meritojne tju thuash. Qesharakja eshte se ne jemi nje vend jo i pavarur bicim protektorjati por dhe fjala protektorjat me duket e shumte, pasi pervec funksjonit te halese gjeografike skemi tjeter, por per hir te atyre qe vazhdojne te shpresojne po e quajme protektorjat. Disa si Ngjela kane deshire ta quajne “Plan Marshall” por eshte dehje me shume se sa mendim i kthjellet. Ne kete protektorjat sundohet me demokraci. Kjo demokracia na lejon te zgjedhim mes dy kraheve te majte e te djathte, ku te majtet jane pro privatizimit te cdo sektori, ideolog te prones private, dhe te kapitalizmit ekstrem, strikt ne ndertimin e shtetit dhe te hapur per cdo mardhenie korruptive, pro cdo futjeje te shtetit ne cdo hapsire shoqerore, jane bijte e ish udheheqjes dhe i drejtohen njeri tjetrit me “shok” ne vend te zoterise per te treguar melankoli per kohet e vjetera kur pushteti ishte jashte cdo kercenimi te brendshem. Te djathtet jane po aq te majte sa te majtet dhe sa me te djathte ashtu dhe te manget behen, gjithashtu dhe ata bijte e udheheqjes se vjeter, por me pak serjoz. Ne votojme o te majtet o te djathtet, dallimi qe bejme eshte thjesht kok a pil krahinor, jugu voton te majtet veriu te djathtet. Endrra Shqiptare eshte llotaria amerikane, motoja, braktisja e vendit, morali eshte kotherrja, dhe fitorja eshte krimi. Qesharake groteske per te vjelle, kjo eshte gjendja jone. Te mendosh se duke qendruar te qete dhe duke lene ne krye kete pallen per tu zevendesuar nga nje palle tjeter ne kete gjendje qe jemi eshte si te kerkosh kusur qokes ne varrim.

  13. Edi Rama ,Sali Berisha ,Lulzim Basha, Ilir Meta- Kryemadhi, Llalla, ejt, jane drejtuesit e shtetin te falimentuar!
    Keta jane perfaqesuesit tipik te sisemit politik gjyqesor totalisht te kalbur.
    Kam thene shume kohe me pare , se proçesi i çlirimit te shoqeris shqiptare nga nenshtrimi, fillon me arrestimin e tyre!

  14. ruajene bushat ti e muq nano turshi qelbesiren rama se ndoshta vjen si turshiaa.ju po e ruani negjmije coftinen e lere ram pederin.por ta sish si qelbesira qe jan ju dyfishohet qelbi nuk ju bahet muti mjalt,e qelbi konjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu