• |
ide | kryesore

Zbulohen datat kur udhëtuan Tahiri e Orest Sota së bashku në Itali

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri dhe Orest Sota kanë udhëtuar së bashku disa herë për në Itali. Denoncimi vjen nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.

2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.

3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Basha thotë se këto të dhëna i ka siguruar nga burime të sigurta.

Sipas tij, Rama po përpiqet sërish të mbrojë Saimir Tahirin dhe po gënjen për llogari të ish -ministrit të Brendshëm, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij.

“Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat”, deklaron Basha.

Sipas tij, fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.

Orest Sota u kap me 860 mijë euro në makinë dhe me dy patenta lundrimi të ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai deklaroi se patentat mund t’i kishte lënë shoferi i Tahirit, me të cilin takohej shpesh, sepse ishin miq. Ndërsa Tahiri deri tani nuk ka pranuar të bëjë komente për ngjarjen. /Lapsi.al



2 Comments

  1. Te gjithe jeni llumi i Shqiperise ! Maxhoranca dihet dhe e ka treguar veten ne keto kater vjet, por edhe Pd- isti Basha, gajte gjithe legjislatues se kaluar nuk beri asgje paer te ndaluar kete epidemi qe shkterroi çdo gje te mire qe qe ndertuarme pare, dhe kete qe e konfirmon eshte data 18 maj, e, qe atehere eshte plotesisht nen rramen pavaresisht llapalehjet e perditeshme qe ben dhe me kete do te tregoje shqiptareve se po ben opozite ( te shitur) tek narko trafiku!

  2. Po keta MUTER sikur se njifnin njeri tjetrin.N.q.s hetohen tenderat me parate publike ,oligarket qe i kane perfituar ato,si ky Sota do zbulohet megavjedhjet e kesaj bande, sidomos me tenderat e Rilindjes se rajoneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *