• |
ide | kryesore

Basha: Halli i Ramës është mbrojtja e Tahirit, për Llallën të respektohet Kushtetuta

Lajme, Të fundit



I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me Adriatik Llallën, Lulzim Basha tha se halli i Ramës është të mbrojë veten dhe Tahirin, duke kapur prokurorinë.
“Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe të hetimeve të tjera petëve që I ka dalë lakrorir nuk ka hall mandati. Në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që është dhe mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës këmbë dhe këmbës dorë. në rastin konkret qëndrimi ynë është respektimi i Kushtetutës dhe nuk do të lejojmë asnjë keqinterpretim në funksion të kapjes së prokurorisë dhe presionit të prokurorëve në mbrojtje të peshqve të mëdhenj” tha Basha.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm sipas socialistëve mbaron në fillim të dhjetorit dhe sipas një deklarate të Ulsi Manjës, për këtë nuk ka asnjë diskutim.
Duke folur për komentet e Edi Ramës mbi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI, të atyre gjermanë dhe italianë, Basha tha se çdo plan sekret kundër krimit, që e di Edi Rama, nuk është më plan sekret. Sipas Bashës, shifrat e kultivimit të kanabisit janë në rënie për shkak të superprodhimit të vitit të kaluar që ka çuar në uljen e çmimit.
“Shkoni në Tepelenë dhe pyesni, më lirë është çaji i malit, sesa kanabisi”, tha Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *